Një familje, shembull për shkollim e edukim!

Gjilan – Pasi, tani bëhen bilancet vjetore, për vitin 2019, edhe ne si familje e Himajeve në Përlepnicë, kemi një bilanc tepër pozitiv në shkollim! Kemi kuadro edhe doktor shkence! Por shkrimi im kësaj radhe, do të fokusohet në shkollimin e një familje, të tre brezat, kanë mbaruar fakultetin! Kjo është familja e Profesor Naim Bejtullah Ibrahimi, i lindur në vitin 1935 në Përlepnicë, tani jeton me familje në Prishtinë!
Për herë të parë, si mësues Naim Bejtullah Ibrahimi e merr ditarin në duar, në vitin 1953! Pas kryerjes së Pro-gjimnazit në Pejë, emërohet mësues në Sllubicë, të Gjilanit, dhe për herë të parë në fshatin Sllubicë hapet shkolla fillore!
Kështu, krahas punës si mësues, vazhdojë studimeve në Gjuhën dhe Letërsi Angleze!
Pasi mori titullin Profesor, punoi në shkollën për aftësim profesional në Prishtinë!
Por, kësaj hera s’do të shkruaj për biografin e profesorit, sepse ka shumë të shkruhet e të thuhet! Por kjo do të mbetet për hera të tjera!
Si profesor, punoi edhe pas lufte në gjimnazin, “Xhevdet Doda” në Prishtinë nga viti 1999 gjerë, në vitin 2004, kur doli në pension!
Ajo, çka është më karakteristike te profesor Naimi dhe familja e tij e ngushtë është se :Të dy djemtë Kujtimi, dhe Arsimi kanë të mbaruar fakultetin!
Kujtim Naim Ibrahimi, ka të kryer Fakultetin e gjuhës arabe në Prishtinë, ku mori titullin profesor i gjuhës arabe, dhe ishte imam në xhami të fshatit Roganë – Kamenice!
Profesor Kujtimi ka tri vajza e një djalë, të gjithë e kanë të kryer fakultetin, apo janë me shkollim superior!
Vajza e madhe e profesor Kujtimit: Elvira, ka të kryer masterin e shkencave të ekonomike! Elvira, ka biznesin e cila bizneseve iu udhëheq kontabilitetin!
-Vajza e dytë Zamira ka të kryer bachellorin e ekonomikut!
-Vajza e tretë Semra është duke përfunduar masterin e ekonomikut!
-Ndërsa, djali Enisi ka mbaruar fakultetin e mjekësisë, dega për fizioterapeut, dhe punon si fizioterapeut në KF “Prishtina”, në Prishtinë!
Ndërsa djali i dytë i profesor Naimit, Dr Arsimi ka të mbaruar fakultetin e Mjekësisë drejtimin e përgjithshëm dhe ka specializuar në mikrobiologji! Dr.Arsimi punon në Ministri e Shëndetësisë në Agjencionin e Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale!
Djemtë e doktor Arsimit! – Driloni ka të mbaruar fakultetin e arteve muzikore, dega e klarinetit, tani Driloni jeton, e punon në Gjermani!
-Djali i dytë Dimali ka të kryer fakultetin e mjekësisë se përgjithshme, dhe tani gjendet në specializim, në Gjermani!
Tre breza të gjithë me fakultet
Ky sukses i Profesorit, neve si familje e Himajeve në Përlepnicë, Gjilan, Prishtinë e Turqi na bënë krenar, dhe të lumtur me këto të arritura, tani gara për shkollim në familjen tonë vazhdon!
Prandaj, kemi më çka të mburremi, le të vazhdojë tradita edhe të mos ndalet, presim edhe brezin e katërt në këtë familje ta vazhdoj traditën! Respekt, për këto arritje të Profesor Naim Bejtullah Ibrahimi!
Familje e profesor Naimit është përbëre prej 11 anëtarëve, prej tyre kemi këto kualifikime : Pesë doktor, dy profesor, tri ekonomiste! Tre breza, të gjithë me përgatitje superiore!
A kemi, bilanc më të mirë familjar të mundshëm në shkollim….??!!
Uroj, suksese të mëtutjeshme, të familjes së profesor Naim Bejtullah Ibrahimit! /nuhi nuhiu/rajonipress/