UBT

Një enciklopedi historike e bashkëkohore

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Gazetarja e njohur Monika Shoshori Stafa publikon librin “Gati për rinisje”, botimet “Naimi”

Gazetarja e njohur Monika Shoshori Stafa publikon librin e saj të tretë nën titullin “Gati për rinisje” nën siglën e shtëpisë botuese “Naimi”. Në këtë vëllim përshihen reportazhe të shkruara gjatë shërbimeve të saj profesionale nëpër vise të ndryshme të Shqipërisë; gjatë udhëtimeve jashtë vendit për të marrë pjesë në shkolla e kurse europiane formimi e riformimi.

“E titullova “Gati për rinisje”, thotë autorja në përcjelljen e librit për lexuesin, sepse ky është rendi në gazetari: gjithnjë duhet të jesh me çantën e udhëtimit gati, gjithnjë të pret diku autovetura e redaksisë, mikrobusi i konferencave, avioni i udhëtimeve më të largëta. “Gati për rinisje”, ashtu si protagonisti i filmit me të njëjtin titull, sepse jeta e një gazetari dhe kërkuesi është aq intensive, sa shpesh duhet të mendosh si ta lehtësosh bagazhin tënd të udhëtimeve – gjërat më të domosdoshme dhe nisu! – e jo e kundërta”.

FIDANISHTJA

Ndërsa prof. dr. Hamit Boriçi, në hyrje të librit të saj, vlerëson se “reportazhet e gazetares historiane Monika Stafa paraqiten, në mos si risi, si pasurim i formave të pasqyrimit publicistik në gazetarinë tonë. Ndjehet kështu kritika e tërthortë, me saktë e nëntekstuar, për lënien në harresë të këtij zhanri gazetaresk aq të rralluar në mediet e printuara të Shqipërisë së periudhës së tranzicionit demokratik”.

Autorja sjell informacion të pasur nga fshatra e qytete të Shqipërisë, të Ballkanit dhe të Europës, ku ka shkelur këmba e saj. Kështu lexuesi “e shoqëron” gazetaren në udhëtimet e saj në Dunicë, në Mirditë, në Tiranë, në Pogradec, në Prishtinë, por edhe në Tivar e Cetinë të Malit të Zi, në Pragë e Budapest, në Bruksel e Strasburg etj. Ky libër me reportazhe, përshkrime e mbresa udhëtimi është një enciklopedi historike e bashkëkohore.

Për nga tematika dhe përmbajtja, reportazhet – shënime udhëtimi të Monika Stafës mund t’i shohim e t’i përcaktojmë si: reportazhe me kahe historike, reportazhe me kahe politiko-sociale dhe reportazhe me kahe shkencore. Mjaft prej këtyre shënimeve të udhëtimit priren nga pasqyrimi historik i zhvillimeve dhe problemeve, kjo edhe në saje të kulturës së gjerë e të thellë historike që dëshmon autorja e librit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.