Hidromorava

Një e treta e popullsisë jeton në varfëri

/ 2 minuta lexim

Numri i kosovarëve që jetojnë në varfëri është rritur e së bashku me të është rritur ndjeshëm edhe shkalla e varfërisë së skajshme. Krahas kësaj, është rritur edhe shuma e parave që i duhet një të varfri kosovar për të mbijetuar. Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave dhe të Bankës Botërore, tregojnë se një e treta e popullsisë në Kosovë, apo 29. 7 për qind e tyre, jetojnë në varfëri.

“Duke u bazuar në Anketën e buxhetit të ekonomive familjare të vitit 2011, është vlerësuar se 29.7 për qind e popullsisë së Kosovës jetojnë nën kufirin e varfërisë ndërsa 10.2 për qind e popullsisë jetojnë nën kufirin e varfërisë së skajshme”, thuhet në raport, shkruan Koha ditore.

Duke krahasuar të dhënat me vitin paraprak, del se shkalla e varfërisë është rritur për 0.5 për qind në nivel vendi, derisa varfëria e skajshme është rritur për 2 për qind.

Uji Dea

Në këtë raport janë përdorur dy kufij të varfërisë, një kufi i varfërisë që konsiderohet adekuat për përmbushjen e nevojave themelore dhe një kufi më i ulët i varfërisë së skajshme. Pas përshtatjes së të dhënave me inflacionin, në varfëri jeton ai që për një ditë shpenzon më pak se, me ekuivalentin, 1.72 euro, përderisa në varfëri të skajshme, një i rritur në ditë shpenzon me ekuivalentin 1.20 euro.

Të dhënat tregojnë se varfëria ka prekur më së shumti vendet rurale. Nga viti 2010 në vitin 2011 thellësia e varfërisë, duke u bazuar në varfërinë e përgjithshme, është rritur ndjeshëm. Trend i ngjashëm i ka karakterizuar ndryshimet në thellësinë e varfërisë së skajshme. Thellësia e varfërisë është më e lartë në vendbanimet rurale në 2010 dhe 2011, ndërsa e kundërta qëndron për vitin 2009. Thellësia e varfërisë së skajshme është pothuajse e njëjtë në vendbanimet urbane dhe rurale. /Indeksonline/