Një djalë i ri, që premton shumë…

Është i ri në moshë, por pasioni i tij për muzikën është i madh. Ndonëse nuk e llogarit si profesion të ketë në të ardhmen, muzikën ai nuk përton që të kultivoj atë dhe në mënyrë shumë të mirë. Flakron Shkodra –KONI, është lindur dhe i rritur në Zvicër, por atdheun asnjëherë nuk e harron, ndërsa pritet nga ai që të bëhet një avokat i suksesshëm.
Tung.ch: Kur keni filluar të merreni me muzikë?
F. Shkodra: Me muzikë kam filluar të merrem pas moshës 18 vjeçare. Domethënë me inxhizime, më herët kam kënduar në evente pa ndonjë domethënie të madhe. Kohë të gjatë nuk kisha guximin që të këndoja para dikujt.
Tung.ch: Muzikën e keni profesion apo hobi?
F. Shkodra: Unë muzikën e kam hobi, por e bëj me shumë pasion. Më pëlqen të dëgjoj instrumentale të ndryshme e të shkruaj tekste. Është e vështirë në Zvicër që të arrish me muzikë. Objektivi kryesor është që të bëhem ma i famshëm, e ndoshta një ditë të kam mundësinë për të bërë muzikë në klube në Cyrih.
Tung.ch: Sa këngë deri më tash keni realizuar?
F. Shkodra: Deri më tani kam realizuar 7 këngë. Shumicën e tyre në Kosovë, te një shok. Kam qejf të merrem me muzikë se atmosfera e pushimeve mua më bënë që të jem i inspiruar për muzikë. Qëllimi kryesor është që një ditë të kem mundësinë të bëjë më shumë inxhizime në Zvicër.
Tung.ch: Jetoni në Zvicër. Çka te ofron ky shtet ty si një i ri i huaj?
F. Shkodra: Unë kam lind dhe jam rritur në Zvicër. Është privilegj të jetosh këtu, por nuk është edhe gjithmonë lehtë. Si zviceran me prejardhje shqiptare është e vështirë për të ja dal. Për tu bërë dikushi duhet të mundohesh shumë më shumë se zviceranët. Por këta shqiptar që mundohen aq shumë janë, duke e zhvilluar vendin. Si shembull kryesor kemi Xherdan Shaqirin. Ky shtet neve të rinjve na jep shumë. Kemi infrastrukturën shumë të zhvilluar dhe kjo bënë që edhe vendet më periferike të jenë të arritshme. Sa i përket muzikës, shteti më mundëson që të kem mësim të paguar për këndim.
Tung.ch: A do te vazhdoni të merreni me muzikë edhe me tutje dhe a pritet realizimi i ndonjë videoklipi të këngëve tuaja?
F. Shkodra: Unë me muzikë do të merrem gjithmonë se e kam si hobi dhe këtë nuk do ta lëshoj. Tani unë jam regjistruar në Universitetin e Cyrihut, drejtimin Juridik dhe do ti përkushtona kryesisht studimeve njëherë. Në qoftë se më mundësohet që të kem kohë të merrem me muzikë, unë me siguri se do ta bëjë një gjë të tillë dhe do të përkushtona edhe më shumë. Ndoshta një ditë edhe një videoklip do të del. Edhe njëherë për mu është e rëndësishme që ta siguroj mbijetesën me studime dhe si opsion të dytë të kem muzikën./tung.ch