Uji Dea

Një ditë para ditëlindjes së Ibrahim Rugovës do të konfirmohet fitorja e madhe e Lutës

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Pas fitores kolosale në zgjedhjet e 3 nëntorit, në kuadër të muajit të falënderimeve, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar zejtarët, qytetarët në “Rrugën e UCK-s” dhe në rrugën “Mulla Idrizi”.

Ndërsa sot, kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri së bashku me kryesinë e partisë, ka mbajtur takime të ndara me kryetarët e nëndegëve, kryetarët e komisioneve, kryesitë e forumit të Gruas dhe Forumit Rinorë dhe kryetarët e nëndegëve të këtyre forumeve.

Mobi Casa

Qëllimi i takimeve ka qenë falënderimi për punën e madhe të të gjitha strukturave të LDK-së si dhe me qëllim të vazhdimësisë së angazhimeve edhe më të mëdha për procesin e balotazhit të 1 dhjetorit.

Të gjitha strukturat e Degës së LDK-së, u zotuan se do të punojnë edhe më shumë për ta vulosur përfundimisht fitoren e madhe më 1 dhjetor, një ditë para ditëlindjes së Presidentit historik, Ibrahim Rugova, duke ia kthyer Gjilanin gjilanasve thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/