RCCOLA

Një dhuratë me vlerë 1 miliard dollarë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Leonard Lauder, trashëgimtar i një kompanie të njohur kozmetike dhe koleksionist arti, do t’i dhurojë Muzeut të famshëm Metropolitan të Artit në Nju Jork, vepra të artit kubist me vlerë 1 miliard dollarë.

Ndër veprat që do të dhurohen përfshihen 78 punime nga Pablo Picasso, Geoges Braque, Jaun Gris dhe Fernand Leger.

Eco Higjiena

Muzeu nxori një deklaratë për shtyp ku thuhet se koleksioni është i pashembullt për nga numri i kryeveprave dhe punimeve simbolike dhe me rëndësi kritike për zhvillimin e Kubizmit.

Lauder është trashëgimtar i kompanisë Estee Lauder. Koleksioni i tij me vepra arti konsiderohet si një ndër koleksionet më të rëndësishme të realizuara ndonjëherë.(express)