Një delagacion i Strong City Network viziton Gjilanin

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka pritur në një takim pune përfaqësuesit, nga Strong City Network, konkretisht Vera Orloff dhe Biserka Ivanociç, të shoqëruar edhe nga zyrtarë të tjerë me të cilët kanë biseduar për bashkëpunimin mes qyteteve të cilat janë anëtare të Rrjetit Global të Komunave – Qyteteve të Forta për bashkëpunim për parandalim të akteve ekstremiste që shpien në radikalizëm dhe terrorizëm.

Kryetari Haziri, ka thënë se Komuna e Gjilanit është pjesë e Strong City Netëork, dhe në kuadër të kësaj ka tashmë aktiv Mekanizmin Referues, i cili, është duke punuar në parandalim të akteve kriminale.

“Mekanizmi Referues është një trupë e themeluar pas anëtarësimit të Komunës së Gjilanit në mesin e qyteteve të forta të botës, që detyrë kryesore ka preventivën e involvimit të qytetarëve në akte ekstremiste të cilat shpijnë në radikalizëm dhe terrorizëm. Në këtë grup janë të përfshirë institucionet nga të gjitha nivelet duke nisur nga të gjithë resorët e Komunës së Gjilanit, pastaj Policia e Kosovës, prokuroria, shëndetësia, arsimi, qendra për punë sociale, enti i punësimit, shoqëria civile dhe agjensione e organizata të tjera qeveritare e jo-qeveritare”, ka thënë kryetari Haziri, duke potencuar angazhimin e tij personal në të mirën e qytetarëve të Gjilanit në përgjithësi.

Ai më tej ka potencuar edhe angazhimet e këtij mekanizmi që nga themelimi e deri më tani, duke pohuar që pos aktiviteteve të deritanishme, duhet edhe angazhim shtesë për ngritje të kapaciteteve në këtë fushë, si dhe në angazhimin për përgatitjen e dokumenteve strategjike, gjithnjë në kuadër të përcaktimit të nivelit qeveritar në fushën e sigurisë.

Ndërsa përfaqësueset nga Strong City Netëork, kanë paralajmëruar se kjo vizitë është në kuadër të vizitave për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë informimin dhe gjendjen në të cilat janë shtetet e ndryshme në kuadër të këtij regjioni të Ballkanit./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS