Hidromorava

Një banesë për familjen shqiptaro-gjermane me 12 anëtarë

/ 3 minuta lexim

Banesa ku ende janë duke banuar do të rrënohet ndërsa një banesë tjetër për “ushtrinë” e Osmanit dhe Heikes është e vështirë të gjendet.

Osman dhe Heike Ramabaja, janë një çift shqiptaro-gjerman, çfarë ka mjaft në Gjermani. Por ajo që e dallon këtë çift është diçka tjetër: ata janë prindër të dhjetë fëmijëve. Një familje e lumtur e gazmore, por sigurisht, me vështirësi dhe sfida të ndryshme “logjistike”.

Aktualisht Ramabajët, që jetojnë në Halle të Gjermanisë kanë tjera halle. Banesa ku ende janë duke banuar do të rrënohet ndërsa një banesë tjetër për “ushtrinë” e Osmanit dhe Heikes është e vështirë të gjendet.

Ndryshe, jeta në familjen Ramabaja kalon me gaz e harmoni, por edhe me njëqind punë e komplikime tjera, të cilat familjet “normale” nuk i njohin. Ndër gjërat që e dallojnë këtë familje është se lavatriçja ndizet 20 herë në javë ndërsa për çdo mbrëmje Heikes i duhet të presë një sasi të madhe buke për t`i dalë ndesh “urisë kolektive” të 12 vetave.

UBT

Vajza më e madhe e Ramabajëve ka 20 vjeç de quhet Nancy ndërsa më i vogli, Ylli, sapo i ka mbushur 5 javë. Ndërmjet tre janë edhe: Jasmina, Davidi, Benjamini, Nazlia, Ariani, Liriani, Ajlina dhe Ernesa.

Kur kishte lindur fëmija i shtatë, Ariani, presidenti i atëhershëm i Gjermanisë, Hörst Kohler ishe bërë kumbarë nderi i tij dhe si shpërblim, për të do të ndante nga 500 euro në muaj. Mjerisht tash, presidenti i ri duket se nuk do ta vazhdoje këtë traditë, kështu që lindja e fëmijës së dhjetë, Yllit “ka kaluar në heshtje” nga ana presidenciale, thonë në familjen 12 anëtarëshe Ramabaja nga Halle.

Dhe sërish pyetja aktuale: Si të gjendet një banesë për 12 veta në Halle? Pronari i banesës ku familja jeton aktualisht nuk ka mundësi t`i bëjë zgjidhje, shkruan gazeta “Mitteldeutsche Zeitung”. Ndërsa edhe gjetiu në qytet nuk gjendet banesë adekuate për ta. Mandej, edhe po të gjendej, pakkush nga pronarët dhe banorët do të entuziazmohej me qiraxhinjtë dhe fqinjët që vijnë në një numër kaq të madh.

Në fakt, një banesë 9 dhomëshe me 220 metra katrorë tashmë e kanë gjetur por nevojiten shumë para për ta rinovuar. E këto para familja Ramabaja, nga e cila punon vetëm babai, nuk i ka. “Kur ta nënshkruajmë kontratën do të kërkojmë ndihme te fondacioni “Familien in Not” (Familjet në nevojë) thotë Heike.(albinfo)