Hidromorava

Një armatë pas Krasniqit e Limajt

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tashmë disa deputetë të partisë së kryeministrit, Hashim Thaçi, kanë ndarë mendjen që t’i bashkohen partisë së re të Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt, e cila për pak ditë do të zyrtarizohet.

Në mesin e atyre që do t’i thonë lamtumirë Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), janë kryesisht shokët e burgut të Krasniqit, por edhe të Limajt, deputetët, kryetarë komunash, por edhe njerëz të dëshmuar jashtë politikës.

Edhe pse zyrtarisht nuk konfirmohet diçka e tillë, burime të gazetës të afërta me Limajn thanë se këto dy figura publike do të bartin pas vetes një numër të madh të të pakënaqurve të PDK-së.

Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, dy ish-figura të larta të PDK-së dhe njëherësh themelues të kësaj partie, tashmë kanë hequr të gjitha dilemat se do të kthehen ndonjëherë në “shtëpinë e tyre të vjetër”.

Burimi i gazetës i afërt me Limajn ka shpjeguar se njerëzit të cilët aktualisht janë në PDK hezitojnë të deklarohen publikisht se do të jenë pjesë e partisë së re të Krasniqit dhe Limajt për faktin se gjatë kësaj kohe mund të përballen me lloj-lloj shantazhe.

FIDANISHTJA

“Nuk mund të flasim publikisht me emra se kush prej deputetëve edhe emrave eminentë do të jenë pjesë e partisë së re, pasi që ekziston frika për ndonjë shantazh të mundshëm”, ka thënë burimi.

Ndërkohë, në mesin e emrave më të përfolur se do të jetë në partinë e re, është deputeti Hydajet Hyseni, i cili nuk e ka mohuar një gjë të tillë, porse ka deklaruar se “për momentin s’kam asgjë për të thënë. Të shohim”, ishte përgjigja e tij.

E ndërkaq, Zafir Berisha, kryetar i Bashkimit Demokratik, emri i të cilit është lakuar se do të jetë pjesë e partisë së re, ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me Limajn dhe Krasniqin për t’i hequr qafe, siç ka thënë ai “hajnat nga pushteti”, porse ka përjashtuar mundësinë që partia e tij të shkrihet apo i bashkohet partisë së re.

Ai ka thënë se është takuar me Limajn për mundësinë e një bashkëpunimi, porse ka mohuar të jetë pajtuar për shkrirjen e partisë së e drejton. Sipas tij, gjërat në këtë drejtim janë të definuara që kanë të bëjnë me një bashkëpunimin për “rrëzimin e Thaçit”…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.