RCCOLA

Një 14-vjeçare nga Vitia vdes në aksident trafiku në Kaçanik

/ 1 minutë lexim

Kaçanik – Një 14-vjeçare nga Vitia ka humbur jetën në një aksident trafiku në afërsi të fshatit Begracë të Kaçanikut.

“Mbrëmë, rreth orës 23:20, në rrugën Gërlicë- Viti, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin e ka humbur jetën një vajzë 14-vjeçare nga komuna e Vitisë, ndërsa lëndime trupore kanë marrë edhe dy persona tjerë (familjare të viktimës)”, ka bërë të ditur togeri Agim Gashi, zëdhënës i Policisë rajonale të Ferizajt, të shtunën.

Mobi Casa

Sipas tij, dy të lënduarit janë dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor. “Hetimet e para kanë treguar se vetura e markës ‘Sharan’, me targa lokale, e cila lëvizte në relacionin Gërlicë-Viti, në afërsi të fshatit Begracë, për shkaqe ende të panjohura, ka dalë jashtë rrugës dhe është përplasur me betonin e urës”, ka thënë zëdhënësi Gashi.