Uji Dea

Njazi Kuqi largohet nga Atromitos

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Njazi Kuqi është ndarë përfundimisht me ekipin Atromitos. Marrëveshja për shkëputjen e kontratës ndërmjet palëve është arritur të enjten.

Sulmuesi kosovar ishte transferuar në ekipin grek vitin e kaluar dhe pritej të vazhdonte edhe për një sezon, por kontrata është shkëputur të enjten, në një mënyrë pozitive.

“Sot e arritëm më në fund marrëveshjen për këtë çështje. Tash do ta kërkoj një sfidë të re. Sezoni i kaluar nuk ishte mjaft i mirë dhe klubi nuk ishte i kënaqur me mua. Kjo është e kuptueshme”, deklaroi 30 vjeçari për uebfaqen finlandeze MTV3.fin.

Uji Dea

“Këtu njerëzit janë të njohur për faktin se duan t’i marrin paratë e tua, por jo edhe të japin. Kjo ndoshta tregon edhe situatën ekonomike të vendit”, tha ai.

Tash, sulmuesi vushtrrias synon ta gjejë një ekip të ri. “Tani dua vetëm të luaj dhe ta bëj një hap përpara”, përfundoi Kuqi, i cili ka zhvilluar 12 ndeshje me përfaqësuesen finlandeze dhe ka realizuar 5 gola.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.