Hidromorava

Nitaj: VV edhe këtë herë tregoi pjekuri

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Analisti politik, Muharrem Nitaj, thotë se vendimi i Flora Brovinës për shtyrje të seancës është jonormal. Sipas tij, Brovina është shndërruar në një person tragjikomik.

Nitaj, në një intervistë për Gazetën Blic, thotë se nuk do të befasohet që në ditët në vijim të ketë edhe “marifetllëqe të tjera”.

“Nuk e besoj që PDK po e shtynë procesin për të ndërhyrë ndërkombëtarët, sepse ata këtë herë duket se nuk do të jenë aleatë të këtyre makinacioneve, por po duket se ju duhet kohë që ‘dilerët’, Remi e Haraqija, ta kryejnë pazarin”, ka thënë Nitaj.

Hidromorava

Ai e ke vlerësuar se hyrja e Vetëvendosjes në koalicionin me LAN-in, është vendimi më normal i disa muajve të fundit.

“Ndoshta vendimi më normal i disa muajve të fundit ka qenë pikërisht hyrja e VV në koalicion me LAN-in. Kur shqiptarët nuk e kanë shumicën parlamentare, analistët thonë se nuk bëhet Qeveria me pakica. Ndërkaq, kur kjo ndodhë, ata nxjerrin do shkokla të tjera. Për mua vendimi i VV-së tregon pjekurinë e kësaj force politike për të marrë përgjegjësi për vendin e jo për të kundërshtuar gjithçka, siç ka ndodhur gjatë gjithë historisë së VV-së”, tha ai. /Gazeta Blic/