Eko Higjiena

Nisret Hajrullahu zgjedhet drejtor në Spitalin e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Nisret Hajrullahu ka fituar më së shumti pikë në procesin e intervistimit. Nisret Hajrullahu ka konfirmuar për rajonipress se është i pari në listë dhe për tre vitet e ardhshme do të udhëheq dhe menaxhoj me spitalin e Gjilanit.

Nisret Hajrullahu edhe zyrtarisht ka fituar më së shumi pikë për të udhëhequr me spitalin e Gjilanit në periudhën e ardhshme tre vjeçare.

Eco Higjiena

Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës (SHSUK) tashmë kë bërë publike listën derisa për rajonipress Nisret Hajrullahu ka konfirmuar se ka fituar më së shumti pikë. “Po është e vërtet se jam i pari në listë derisa ishim në një garë të ngushtë edhe me Enver Murtezin, Agron Lekën, Ardian Foniqin, Ukshin Ismajlin” tha Hajrullahu.

Hajrullahu tha se këtë pozitë e sheh si privilegj ndaj stafit mjekësor, pacientëve dhe tërë shërbimit shëndetësor. “Do të jem në shërbim të pacientëve dhe në shërbim të ngritjes së cilësisë e përgjegjësisë në punë” tha Hajrullahu./rajonipress/