HW

Nisma për shkarkimin e Abdixhikut: Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të LDK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Delegatët e LDK-së, të cilët janë të pakënaqur me udhëheqjen aktuale të partisë, sot kanë ndërmarr hapin e parë. Ata sot kanë dorëzuar në zyrën qendrore të partisë nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, i cili ka për synim shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj.Nënshkrimet janë dorëzuar në Sekretariatin e LDK-së në pajtim me Statutin e partisë.

“Po, mund të konfirmoj se nënshkrimet janë dorëzuar te Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në pajtim me dispozitat e Statutit të LDK-së”, ka thënë Zemaj për Ekonomia Online.

HW

Kuvendi i LDK-së ka 355 delegatë, kurse mbledhjen e tij mund të thirren me 118 nënshkrime.Pas deponimit të këtyre nënshkrime, sipas statutit të LDK-së, kryesia e partisë është e obliguar që ta thërres Kuvendit brenda 60 dite.

Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, shumë zyrtarë të lartë të LDK-së dhe degë të kësaj partie kanë shprehur pakënaqësi me këtë rezultat. Ata kanë kërkuar përgjegjësi nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe shpalljen e zgjedhjeve të brendshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.