Fundamenti

NISMA kërkon rishqyrtimin e marrëveshjes!?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Po shtohen zërat për rishikimin e marrëveshjes së lidhur ndërmjet liderëve të partive të Bllokut. Burime të Televizionit Rrokum, brenda partive te koalicionit, thonë se në mbledhjen e fundit ndërmjet liderëve të LAN-it, Fatmir Limaj ka kërkuar rishikimin e marrëveshjes mes tyre.

Sipas këtij burimi, Limaj e ka arsyetuar propozimin e tij duke thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka rrugë ligjore që ia mundëson Bllokut jetësimin e kësaj marrëveshjeje.

Limaj, po ashtu sipas burimit të Rrokumit, u ka thanë liderëve të partive të Bllokut se nuk munden deri në pafundësi me blloku vendin, dhe se është momenti i duhur për të rinegociuar marrëveshjen e lidhur.

LEXO PO ASHTU: Sfarqa: Të rikonfigurohet marrëveshja e Bllokut, kryeministri të jetë i LDK-së

Uji Dea

“Kam qenë prezent në takimin e fundit të liderëve të koalicionit. Në këtë takim Limaj ka kërkuar nga Mustafa dhe Haradinaj me diskutu për ridizajnimin e marrëveshjes. Po ashtu, ai u ka thanë se rruga ligjore nuk po u jep të drejtën që të jetësohen pozitat e ndara në ditën kur u nënshkrua marrëveshja”, ka thanë burimi në kushte anonimiteti.

Sipas këtij burimi, Limaj në këtë takim, në emër të Nismës për Kosovën, ka propozuar që posti i kryeparlamentarit t’i jepet PDK-së që të hapet rruga për krijimin e institucioneve.

Zëra të tillë më herët kanë ardhur nga radhët e deputetëve të LDK-së, të cilët kanë kundërshtuar që posti i kryeministrit t’i jepet Ramush Haradinajt, ashtu siç thotë marrëveshja e firmosur më 10 qershor. /Rrokum/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.