FITORJA

Nisma – AKR: Do të jemi në Kuvend, Kushtetueses iu drejtuam për çështje parimore

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nisma Socialdemokrate bashkë me partnerët e koalicionit AKR – PD i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kontestuar vendimin e Supremes për votat e diasporës. Po nga ky koalicion bëjnë të ditur për “Zërin” se Nisma – AKR vazhdon të jetë mbi pragun dhe do të jetë pjesë e Kuvendit, mirëpo Kushtetueses iu drejtuan për çështje parimore, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit po shkon drejt fundit. Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR) tashmë janë numëruar mbi 80 për qind të votave, mirëpo Nisma Socialdemokrate bashkë me partnerët e koalicionit AKR – PD, ndonëse për gazetën “Zëri” kanë thënë se janë mbi pragun me vota, kanë dërguar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese që votat e ardhura me vonesë nga diaspora të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar.

FITORJA

Zyrtarë nga ky koalicion i kanë thënë gazetës “Zëri” se kanë kaluar pragun dhe s’ka rrezik të mbeten jashtë Kuvendit, mirëpo ankesa në Kushtetuese u bë për çështje parimore. Ata thonë se deri në fund do t’i kundërshtojnë votat e diasporës, pasi nuk i plotësojnë konditat ligjore. Ndërkohë nga KQZ-ja është bërë e ditur se ky institucion është i gatshëm t’i certifikojë rezultatet menjëherë pas përfundimit të rinumërimit nëse nuk paraqitet më asnjë ankesë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.