Eko Higjiena

Nisin punimet në ndërtimin e rreth rrotullimit në njërin ndër kryqëzimet më problematike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kanë nisur punimet në ndërtimin e rrethit në kryqëzimin e rrugës transit në dalje të Gjilanit për Prishtinë, e cila krijonte vështirësi në lëvizjen e lirë të mjeteve.

Për të parë nga afër fillimin e punimeve, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin e zyrtarë të tjerë.

Hyseni, tha se edhe një zotim po kthehet në projekt konkret.
Ai tregoi se kryqëzimi në magjistralen Gjilan-Prishtinë nuk do të jetë më pikë bllokimi.
“Pas përfundimit të procedurave administrative dhe lidhjes së kontratës, kemi nisur me intervenimet e para në terren”, tha Alban Hyseni.

ARKATANA

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se rreth rrotullimi i ri do të zgjidhë problemin e kolonave të përditshme, duke lehtësuar qarkullimin për të gjithë udhëtarët.

Ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, tha se ky kryqëzim ka shkaktuar kolona të gjata të mjeteve dhe tashmë po i vije fundit dhe do të zgjidhet problemi.

“Problemet janë evituar, kontrata është nënshkruar dhe kemi nisur punimet dhe së shpejti do të kemi rreth rrotullimin”, tha drejtori Ibrahimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.