UBT

Nisin provimet pranuese në UP

/ 1 minutë lexim

Prishtinë – Që nga ora 9:00 në disa fakultete të Universitetit të Prishtinës, po mbahet provimi pranues për studentë të rinj.

Provimi pranues nuk mbahet sot, në të gjitha fakultetet, pasi që për fakultetin e Mjekësisë dhe Fakultetin Ekonomik, ai do të mbahet nesër, në orën 9:00.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues, do të bëhet më 3 gusht.

Hidromorava

Në vitin akademik 2012-2013, Universiteti i Prishtinës do të pranojë 9221 studentë, prej të cilëve 8011 studentë të rregullt dhe 1210 studentë me korrespondencë.

Po ashtu, UP-ja do të regjistrojë edhe 323 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva e Bujanoci, si dhe 294 studentë nga minoritetet.

Të drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.