Fundamenti

Nisin konsultimet për buxhetimin me pjesëmarrje

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Komuna e Gjilanit, ka nisur projektin për të bërë buxhetimin me pjesëmarrje.

Debati i parë u mbajt me banorët e Malishevës, derisa sonte vazhdon me banorët e Livoqit të poshtëm.

Kjo po bëhet me qëllim që qytetarët të përfshihen në vendim marrje për projektet lokale.

Disa projekte të reja do të realizohen si rezultat i proceseve buxhetore pjesëmarrëse, ku qytetarët avokojnë për prioritetet e tyre me përfaqësuesit lokal.

“Buxhetimin me pjesëmarrje e nisëm në Malishevë me diskutime dhe propozime për projekte që kanë ndikim në jetën dhe mirëqenien e banorëve”, tha Arbenita Sopi Haziri.

Mobi Casa

Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, tregoi listën e propozimeve për projekte në këtë lokalitet.

Ajo tregoi propozim projektet:

1.Park në “lagjen e Çelikëve”.
2.Muri mbrojtës në lagjen “Rustollët”.
3.Terren sportiv dhe kënd i lodrave.
4.Rrethoja e shkollës.
5.Park në hapësirën në afërsi të shkollës.

“Malisheva merr pjesë dhe vendos me datë 18 qershor”, tha drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.