FITORJA

Nisin keq votimet në Shqipëri, në Laç 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Tiranë – Regjistrohet ngjarja më e rëndë e kësaj dite zgjedhjesh në Shqipëri, ku një person ka mbetur i vdekur në Laç, pranë një qendre votimi dhe një tjetër është plagosur. Policia e Lezhes njofton se jashtë qendrës së votimit në shkollën “At Shtjefën Gjeçovi”, 53-vjecari Gjon Gjoni, përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa Mehill Fufi, kandidat i Partise Demokratike ka mbetur i plagosur.

Policia e qytetit ka gjetur në vendin e krimit 15 gëzhoja armësh dhe ka nisur kerkimet per gjetjen e autoreve.Nuk ka patur te shoqeruar ne komisariat, nderkohe qe një dëshmitare okulare tha për Top Channel se ka dëgjuar të shtëna jashtë qendrës së votimit dhe se ajo bashkë me njerëz të tjerë janë shtrirë në tokë në gjendje ankthi dhe paniku për ngjarjen.

Mësohet se drejt Laçit është nisur me urgjencë edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.

Rreth kësaj ngjarjeje mediat shqiptare janë mjaftë kontradiktore. Më heret është raportuar se ngjarja ndodhi në një qendër votimi në Laç dhe se , veç 1 të vrari, janë plagosur edhe 3 të tjerë.

Nisin keq votimet në Shqipëri, në Laç 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Tiranë, 23 qershor – 09:23 – (E plotësuar) Diku rreth orës 9 ka ndodhur një incident i rëndë në një qendër votimi në qytetin e Laçit. Nga BalkanWeb raportohet se ka pasur të shtëna armësh në një qendër votimi, ndërsa dyshohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë janë plagosur.
Policia bën me dije se incidenti ka ndodhur para ambienteve të qendrës së votimit tek gjimnazi ‘At Shtjefen Gjeçovi’.
Sic raporton korrespondenti i BWi disa votues që ndodheshin në radhë, që njiheshin si simpatizantë të PS janë ndaluar të hyjnë në qendrën e votimit nga një grup personash. Në këto momente ka nisur edhe konflikti, i më tej situata ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.
Ndërkaq hetimet kanë nisur për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Drejt Laçit janë nisur edhe forcat RENEA.

Hapen qendrat e votimit për 3.271.885 votues shqiptarë

Tiranë, 23 qersahor – 08:10 – Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013 janë të tetat që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist politik në vitin 1991. Shqiptarët vendosin me votë për ata që do na qeverisin në 4 vitet e ardhshme. Procesi i votimit ka nisur sot që në orën 7:00, për t’i dhënë popullit të drejtën të vendosë me votë për 140 parlamentarët e rinj. Simbolikisht kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi ka hapur qendrën e votimit tek Akademia e Arteve, në Tiranë, aty ku edhe ka votuar.

Pritet që rreth 3 milionë e 271 mijë e 885 zgjedhës të ushtrojnë të drejtën për të votuar, bazuar në regjistrin kombëtar elektronik, transmeton BalkanWeb.

Nga këta për herë të parë votojnë 165 mijë zgjedhës të rinj të grupmoshave 18, 19 dhe 20 vjeç . Po ashtu drejt kutive, në të gjithë Shqipërinë do të shkojnë edhe 560 mijë pensioniste nga të cilët 750 zgjedhës konfirmon Ministria e Brendshme nuk janë përfshirë në lista për shkak të moshës mbi 100 vjeç në datën e votimit dhe se të cilët nuk janë paraqitur pranë zyrave të gjendjeve civile. Por ndryshe nga këta, 380 persona të moshës 100-vjeçare të tjerë, të cilëve u ishin bllokuar emrat për shkak të moshës me kërkesë të posacme rifituan të drejtën e votës.

Hidromorava

Në orën 7:00 të kësaj të diele hapën 5508 qendra votimi, të cilat, pritet të qendrojnë të hapura deri në orën 19:00, sipas orarit zyrtar. 19 qendra të posaçme votimi janë ngritur dhe në burgje për 5000 të dënuar dhe paraburgosur që zgjedhjet i gjejnë në qeli.

Subjektet politike janë grupuar në dy koalicione: “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”, e drejtuar nga Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha dhe “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, e drejtuar nga Partia Socialiste, me kryetar Edi Ramën. Qarku i Tiranës do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve 32, ku pritet të votojnë 785 mijë persona kurse ai i Kukësit numrin më të vogël, 4 deputetë, ku pritet të votojnë 77 mijë.

Në këtë proces zgjedhor ka një numër më të lartë të komisioneve në të gjithë piramidën elektorale. Po ashtu, ky është edhe procesi më i vëzhguar nga ndërkombëtarët dhe organizatat në vend. Monitoruesit vendas janë rreth 8 mijë, ndërsa ata të huaj rreth 1 mijë, në përputhje me rëndësinë që procesi elektoral i së dielës është konsideruar nga ndërkombëtarët si tejet të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.

Policia njofton se ka marrë në ruajtje 5.508 Qendrat e Votimit në të gjithë territorin e vendit dhe se në këtë aksion janë angazhuar 6200 policë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve printoi në Slloveni rreth 3 milion e 337mijë e 385 fletë votimi, ashtu siç e parashikon kodi, 2% më shumë se numri i zgjedhësve. Kryetarja e këtij komisioni i bëri apel komisionerëve në të gjithë vendin që të bashkëpunojnë. Kosto e këtyre zgjedhjeve është llogaritur nga KQZ rreth 744 milionë lekë. Kësaj vlere iu shtuan dhe rreth 3 milionë euro të tjera që cilat i janë paguar kompanisë spanjolle Indra pavarësisht se dy projektet pilote për numërimin elektronik në Fier dhe identifikimit elektronik të kartave të identitetit në Tiranë dështuan.

Menjëherë pas votimit kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi i bëri apel të gjithë shqiptarëve t’i drejtohen qendrave të votimit, pasi vota e tyre vlen, sic tha ajo.

“I ftoj shqiptarët të paraqiten të votojnë pasi është përgatitur e gjithë infrastruktura zgjedhore që të votojnë të lirë dhe në fshehtësi. Motoja jonë është: Vota jote vlen, votoni”, tha ajo.

Një apel tjetër kryetarja Lleshi e bëri për të gjithë komisionerët zgjedhorë, të cilët i ftoi të bëjnë detyrën duke iu përmbajtur kodit zgjedhor.

“Komisionerët të kryejnë detyyrën sipas kodit zgjedhor, të jenë jashtë ndikimeve politike’, shtoi ajo.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.