Hidromorava

Nisi punimet Universiteti Veror i UBT-së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), u hap Universiteti Veror 2012, aktivitet i cili ka karakter të lartë shkencor ndërkombëtar, nga fusha shkencës dhe teknologjisë më të avancuar.

Universitetit Verorë i UBT-së u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UBT, stafin akademik vendorë dhe ndërkombëtar dhe ekspertë, e njohës të mirë të fushës së teknologjisë, me qëllim që t’u ofrohet mbi 70 studentëve pjesëmarrës të Universitetit një program shumë prestigjioz.

“Pjesëmarrësit për tre javë radhazi dhe me një orar të ngjeshur, do të ndjekin ligjërata të shumta dhe do të informohen rreth zhvillimeve më të fundit nga fusha e shkencës dhe e teknologjisë më të avancuar, duke u nisur nga ato teorike, dhe praktike si dhe për shumë metodat tjera”, ka thënë Presidenti i Universitetit UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë hapjes solemne, ku përveç studentëve e profesorë të UBT-së, morën pjesë përfaqësues Qeverisë së Kosovës, personalitete nga jeta politike vendore dhe ndërkombëtare, e të etj.

Njëri ndër koordinatorët e këtij aktiviteti, Fisnik Prekazi, tha se studentët do të mësojnë lëndë të reja, të cilat nuk studiohen në planprogramin akademik të Fakultetet të Shkencave Kompjuterike.

RCCOLA

Temat të cilat do të ligjërohen në këtë program janë si hyrje në rrjetet kompjuterike, hyrje në operimi të sistemit, bazat e rrjetit dhe të sigurisë, hyrje në programim dhe aplikime mobile, hyrje në aplikime të uebit, sistemi i inxhinieri etj.

Ky aktivitete me karakter shkencor është financuar nga Universiteti UBT dhe punimet e këtij aktiviteti do të vazhdojnë deri më 31 korrik 2012, kur do të shpërndahen edhe certifikatat e pjesëmarrjes.

Përveç vizitave të ndryshme, të gjitha ligjëratat do të mbahen paralelisht në hapësirat e Universitetit UBT, të cilat fillojnë nga ora 9:00 dhe zgjasin deri në ora 17:00.