ARKATANA

Nishani: Vёmendje kёrkesave tё shqiptarёve nё Luginёn e Preshevёs

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Presidenti Didier Burkhalter, tha se OSBE-ja po kontribuon në paqëtimin dhe bashkëpunimin në Ballkan.Presidenti i Republikёs Bujar Nishani vlerёson se Shqipёria i merr seriozisht kёrkesat e qytetarёve tё Luginёs sё Preshevёs pёr pёrmirёsimin e situatёs ekonomike, prmbushjen e kёrkesave pёr arsimin dhe informim nё gjuhёn shqipe.

Kёtё qёndrim, Nishani e bёri tё qartё gjatё takimit qё zhvilloi nё Tiranё me Kryetarin e Radhёs sё OSBE-sё Didier Burkhalter, President dhe Ministёr i Punёve tё Jashtme tё Konfederatёs Zvicerane.

Nishani mbёshteti pёrfshirjen mё tё madhe të shqiptarëve në procesin e vendimmarrjes, si njё kёrkesё tërësisht racionale dhe OSBE-ja duhet të vazhdojë ndërmjetësimin që Beogradi të bisedojë me përfaqësuesit lokalë për të adresuar këto kërkesa.

Presidenti Burkhalter, tha se OSBE-ja po kontribuon në paqëtimin dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe theksoi se po e bën këtë edhe nëpërmjet përfshirjes së Kosovës në aktivitete që lidhen me OSBE-në, duke shtuar se nismat e ardhshme do të jenë shumë efikase për rajonin, por ato duhet të gëzojnë mbështetjen e të gjitha palëve.

Uji Dea

Ndёrkaq, Presidenti Nishani tha se vlerëson maksimalisht ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Shqipërinë, që nga fillimi i proceseve demokratike, duke veçuar kontributet e saj në ekonominë, zhvillimet demokratike dhe shoqërinë shqiptare nëpërmjet investimeve, projekteve e programeve me shumë interes të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike.

Presidenti Burkhalter vuri në dukje interesin e vendit të tij për të zhvilluar më tej bashkëpunimin dypalësh dhe shtoi se Zvicra ka vullnetin e plotë të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë për arritjen e standardeve të kërkuara evropiane edhe pse nuk është vetë një vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Më tej Nishani çmoi lart bashkëpunimin me OSBE-në dhe Prezencën e saj në Shqipëri për ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike, në fushën e legjislacionit, të drejtave të njeriut, çështjet e sigurisë, në evoluimin pozitiv të ligjit elektoral dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për reformën territoriale, e cila ka një rëndësi shumë të madhe, jo vetëm për efektet politike, por veçanërisht për pasojat ekonomike dhe sociale, që prodhon, dhe, për këto arsye, ajo duhet të bazohet në konsensus politik dhe duhet të përthithë mendimin e qytetarit./Luginapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.