UBT

Nisen për Kievë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministria e Infrastrukturës planifikon që sivjet ta vazhdojë magjistralen Prishtinë-Pejë. Punimet pritet të fillojnë së shpejti në segmentin nga Gjurgjica deri në Kievë. Prej Kieve e tutje mbetet për të ardhmen. Ky projekt milionësh, prej vitesh po zvarritet.

As sivjet nuk pritet t’i shkohet deri në fund magjistrales Prishtinë-Pejë, e ashtuquajtur rruga M9. Ministria e Infrastrukturës planifikon që për këtë vit punimet të vazhdojnë nga Gjurgjica, aty ku edhe janë ndërprerë kohë më parë, në vazhdim të Kievës. Ndërkaq, prej Kieve e tutje mbetet për të ardhmen.

Zyrtarë të Ministrisë se Infrastrukturës thonë se për sivjet këto janë mundësitë.

Ndërkohë, ky projekt ka vite që po zvarritet me arsyetimet për mungesë të mjeteve financiare duke u bartur nga viti në vit.

Uji Dea

“Rruga M9 apo magjistralja Prishtinë-Pejë këtë vit do të kryhet nga Gjurgjica deri në Kievë. Së shpejti do të kemi proces tenderues për këtë pjesë”, ka thënë këshilltari në Ministrinë e Infrastrukturës, Lah Nitaj.

Nga Kieva deri në Klinë, Nitaj thotë se për sivjet do të hartohet vetëm projekti, ndërkaq punimet nuk dihet se kur do të nisin.

Veç këtij projekti, kjo ministri planifikon që njëjtë të veprojë edhe me rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

“Njësoj do të veprohet në rrugën M2, përkatësisht Prishtine-Mitrovicë. Jemi në përmbarim të dokumentacionit për tenderim. Sivjet do të ndërtohen edhe tri segmente të reja drejt Vushtrrisë”, ka thënë Nitaj.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.