ARKATANA

Nisë procesi zgjedhor në Organizatën Komunale të Pensionistëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Januz Emini kryetar i Organizatës Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës(OKPIP), në Gjilan tha për rajonipress se tashmë janë në procesin zgjedhor të përfaqësuesve të këshillave të Bashkësive Lokale ndërsa Kuvendi i saj pritet të mbahet më 10 maj.

Januz Emini kryetar i OKPIP në Gjilan tha për rajonipress se kjo organizatë numëron rreth 627 pensionistë derisa krejt Gjilani i ka mbi 4000 pensionist. Sipas tij këtë organizatë e ndihmon edhe Komuna e cila i ka ndarë rreth 1000 euro derisa u ka ndihmuar atyre edhe me pagesën e autobusëve për të shkuar në ekskursion në Shqipëri.

Ndryshe kjo Organizatë sipas Januzit është në vlugun më të madh të procesit zgjedhor. Kuvendi zgjedhor i kësaj organizate pritet të mbahet më 10 maj kurse aktualisht po zgjidhen përfaqësuesit e këshillave të bashkësive lokale në qytet dhe fshatra.

Mobi Casa

Kuvendi pritet të zgjedh kryetarin, sekretarin dhe arkëtarin si dhe pritet të zgjedhen edhe delegatët për Kuvendin zgjedhor në nivel komunal.

Edhe Emini ka dhënë vërejtje dhe ka reaguar rreth aferave që po ndodhin ditëve të fundit me manipulimet e grupeve të ndryshme duke u premtuar atyre se do ua zgjidhin çështjen e pensionistëve në Serbi.

Emini për këto manipulime ka kërkuar edhe ndërhyrjen e Ministrisë së Punës, si dhe ka njoftuar Prokurorinë e Gjilanit për këto parregullsi dhe afera të ndryshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.