RCCOLA

Nisë manifestimi “Epopeja e Zhegocit”

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Manifestimi “Epopeja e Zhegocit” ka nisur këtë të diele me një turnir futbolli kurse të hënën ka nisur me homazhe tek varrezat e dëshmorëve nga kreu i komunës dhe të gjitha partitë opozitare dhe veteranët e luftës. Kreu i komunës Qemajl Mustafa duke kujtuar luftën e lavdishme të UÇK-së , 14 vjet më parë dhe rënien e heronjve të Zonës Operative të Karadakut, tha se kujtimi për veprën dhe lirin që ne e gëzojmë tani nga lufta e të rënëve në këtë betejë, gjithmonë është i freskët në zemrat tona.

Manifestimi “Epopeja e Zhegocit” që organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës dhe të veteranëve të luftës së UÇK-së ka filluar të hënën me homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Për të nderuar dëshmorët e kësaj beteje kurora lulesh kanë vendosur kryetatri i komunës Qemajl Mustafa me bashkëpunëtoret e tij, pastaj Ahmet Isufi, Rexhep Kadriu, Ahmet Daku, Shefket Musliu, delegacioni nga LDK-ja , shoqata “Vatra”, AKR, AAK dhe shoqatat e veteranë të luftës.

Kreu i komunës Qemajl Mustafa pasi ka bashkëbiseduar me familjarët e dëshmorëve tha se Beteja e Zhegocit është njëra nga betejat e shumta të UÇK në hapësirën e Kosovës dhe më gjerë në të cilën sikur edhe kahdo tjetër ranë dëshmorë vajzat e djemtë tanë të cilët e kishin ndarë mendjen esull dhe plotësisht që të luftonin për lirinë e shqiptarëve edhe me çmimin që vetë të mos e përjetonin dhe të mos e gëzonin atë liri.

“E kishin ndarë mendjen që të krijonin sërish dëshminë historike më të qëndrueshme para botës së lirë e demokratike se liria e shtetëthemelimi ynë gurëthemel e kishte gjakun dhe eshtrat e bijve e bijave të saj që përherë nëpër histori dëshmuan se janë të gatshëm të japin krejt për të mos lejuar që dinjiteti dhe krenaria e jonë të përdhoseshin krejtësisht dhe përfundimisht. Të tillë ishin dëshmorët Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti, Hanumshahe Abdullahu, Tefik Zymberi e shumë të tjerë që krah për krah e guximshëm ranë në këtë betejë e që e ndoqën shembullin e mirë të të gjithë kolosëve pararendës nëpër historinë tonë të lavdisë e të qëndresës që nga periudha e Skënderbeut nëpër rilindjen tonë kombëtare, nëpër Lidhjen e Prizrenit, nëpër shumë përpjekje sporadike por krenare e deri te lufta e lavdishme dhe më e bashkuara e shqiptarëve gjatë shekullit që shkoi e që ishte lufta e UÇK” tha Mustafa.

Mustafa duke kujtuar luftën e lavdishme të UÇK-së 14 vjet më parë dhe rënien e heronjve të Zonës Operative të Karadakut, tha se kujtimi për veprën dhe lirin që ne e gëzojmë tani nga lufta e të rënëve në këtë betejë, gjithmonë është i freskët në zemrat tona.

RCCOLA

Ai tha se tubimet e këtij niveli me këtë prani tejet të madhe të qytetarëve, është që kështu së bashku ta bëjmë edhe më të madhërishëm secilin vit të kësaj beteje të lavdishme. “Shtet ndërtimi ynë duhet të shkojë shkallë-shkallë dhe çdo ditë duke bërë punë të mira, investime të ndryshme në shërbim të kësaj ane, sepse lufta për të cilën ranë dëshmorët e Karadakut dhe Kosovës ishte që liria të ndërtohet në themele të fuqishme, e që më meritorët për këtë që ne të gjithë gëzojmë sot, janë ata që nuk gjenden në mesin tonë dhe që ranë përballë armikut”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, ish komandanti i Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi tha se rreshtimi i këtyre të rënëve kundër armikut shekullor, ishte rreshtim për lirin që ne të gjithë sot po e gëzojmë.“ Ideali i tyre kishte qëllimet e veta edhe jashtë kufijve të Kosovës, ngase mjaftë keq janë shqiptarët në Luginën e Preshevës. Andaj gjaku i derdhur i dëshmorëve të rënë në luftën për liri ka bërë të mundur që ne të jemi këtu ku jemi sot”, ka thënë Isufi.

Ai tha se në një ta ardhme të shpejtë familjet e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së, duhet të kenë një trajtim më të mirë me ligj, sepse ata meritojnë gjithnjë më shumë. “Rinia e Kosovës, energjia e re e këtij vendi dhe populli i Kosovës do të vendos për fatin e tij dhe nuk do të pranoj pengesa nga askush. UÇK-ja ka bërë luftën më të drejtë dhe meritojmë më dinjitetshëm të ecim përpara dhe do bëjmë shtetin e Kosovës ashtu siç kanë dashur Dëshmorët”, ka thënë Isufi.

Ahmet Daku nga Shoqata e veteranëve të UÇK-së tha se gjithnjë ishim të përgatitur që krahas kushteve dhe rregullave demokratike e ndërkombëtare ta mbronim shtetin tonë. “Se është kështu u dëshmua shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe shteti që është duke u ngritur ngadalë krahas shteteve të tjera”, ka thënë Daku.

Daku tha për rajonipress se së shpejti do të ketë organizime dhe vizita nëpër shkolla për tua treguar historinë dhe betejat e UÇK-së në zonën e Karadakut.

Edhe Zijadin Maliqi nënkryetar i LDK-së tha se kujtimi për Betejën e Zhegocit është obligim kombëtar dhe ne do të kujdesemi që këto vlera të avancohen dhe më tutje./rajonipress/