UBT

Nisë asfaltimi i rrugës në Petroc

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Asfaltimi i këtyre rrugëve hyn në kuadër të projektit “ Asfaltimi i rrugëve lokale me pjesëmarrje të qytetarëve të komunës së Kamenicës” , ku janë përfshirë asfaltimet e rrugëve lokale në fshatin Koretin , Hodonoc dhe Petroc.

Vlera e këtij projekti ka qenë 206,942.50 euro, derisa asfaltimet e rrugëve në Hodonoc dhe në Koretin janë realizuar , ndërsa në përfundim e sipër është asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Petroc, si dhe një rrugicë në gjatësi prej 100 m.

Gjatësia e rrugës kryesore që do të asfaltohet është 2440 m, gjerësia 4 m, trashësia 7cm, ndërsa, 400 metra të kësaj rruge janë me nga 5.5 m gjerësi. Përveç, rrugës kryesore , po ashtu është bërë edhe hapja e kanalit për ujësjellës me gjatësi prej 1600 m tha Sabile Kastrati zyrtare për informim.

RCCOLA

Fillimin e punimeve të asfaltimit e përcollën edhe Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli dhe dy drejtorë komunal, Drejtori për Ekonomi, Buxhet dhe Financa Rabit Halili si dhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Gani Sadiku.

Banorë të këtij fshati u shprehën të kënaqur, duke thënë se rëndësia e këtyre rrugëve është shumë e madhe, duke ju falënderuar komunës për mbështetjen , që po ia bënë rregullimit të infrastrukturës në këtë fshat. Asfaltimin e rrugës është duke e bërë kompania “Zuka” nga Gjilani. /rajonipress/