UBT

Nis zyrtarisht “Flaka e Janarit” – homazhe të varrezat e dëshmorëve

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me nderimin për dëshmorët në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan edhe ka nisur zyrtarisht manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2013”. Qemajl Mustafa, Ahmet Isufi dhe Ahmet Daku thanë se Flaka..duhet të përkujtohet me dinjitet dhe pietet të lartë.

Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2013” ka nisur të premten zyrtarisht me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan. Familjarë të dëshmorëve, veteran të luftës, ish ushtar e komandant, përfaqësues të institucioneve komunale e qendrore kanë vendosur kurora lulesh në kompleksin e dëshmorëve në Gjilan.

Qemajl Mustafa, Ahmet Isufi, Liburn Aliu, Salije Mustafa, Shemsi Syla, Izmi Zeka, Zenun Pajaziti, Ahmet Daku e figura tjera politike e ushtarake kanë vendosur kurora lulesh.

Qemajl Mustafa tha për rajonipress se Flaka.. tashmë është manifestim gjithëkombëtarë pasiqë edhe zyrtarisht ka hyrë në agjendën e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit.

Mustafa tha se vet fakti që ky manifestim i dedikohet të gjithë të rënëve dhe dëshmorëve e ka peshën e vet kombëtare e atdhetare dhe jemi përpjekur që edhe këtë vit ta shënojmë me shumë aktivitete e programe të larmishme, ku do marrin pjesë edhe mysafirë nga trevat shqiptare.

Mustafa tha se këtë vit janë eliminuar disa lukse, si dreka e darka, por do të nderohen mysafirët dhe ata që kanë dhënë shumë për këtë ditë.

Kurse Ahmet Isufi ish komandant i Zonës Operative të Karadakut tha se kjo ditë është e madhe dhe e veçantë sepse nga këtu dhe nga këta emra të lirisë nisë edhe kushtrimi për luftën heroike e çlirimtare. “Ishin Rexhep Mala e Nuhi Berisha e Kadri Zeka ata që e dhanë kushtrimin për të vazhduar me gjeneratat e reja. Është ditë dhembje, por edhe krenarie” tha Isufi .

Isufi tha se duhet të punojmë më shumë sepse familjet e dëshmorëve meritojnë një përkujdesje më të madhe institucionale. “Të mos përfundohet kompleksi i dëshmorëve tash e dy vite kjo vërtet është për të ardhur keq” tha Isufi.

FITORJA

Kurse Zenun Pajaziti deputet tha se është i lumtur që tani “Flaka e Janarit” po merr edhe një përkujdesje më të madhe institucionale e shtetërore qeveritare”.

Ahmet Daku nga shoqatat e veteranëve të luftës tha se me pietet të madh i përkujtojnë dëshmorët dhe të rënët e luftës për liri.

Ndryshe programi i Flakës është i pasur dhe nisë që nga e dita e premte më 11 janar ku starton me Festivalin e Muzikës për Fëmijë “Xixat e Flakës” si dhe Turneun e Futbollit “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”

Në natën e dytë më 15 janar “Flaka e Janarit 2013” vazhdonte Koncertin e Muzikës Folklorike, “Folk Flaka” për të vazhduar tutje me 17 janar me Akademinë e “Flakës…” dhe ekspozitën e arteve pamore “Peneli i Flakës”.

Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”, është një tjetër avitet kulturor që pritet të sjellë gjallëri dhe publik në këto net të janarit . Nga datat 19 deri më 23 janar për çdo natë do të ketë nga një shfaqje.

Me 24 janar do të zhvillohet “Pena e Flakës”, ku do të bëhet shpallja e rezultateve të konkursit letrar në poezi dhe tregim të shkurtër si dhe me Orën e madhe letrare.

Me 25 janar parashihet të jepet një program i muzikës popullore “Fest Flaka’.

Flaka e Janarit simbolizon jetën kulturore të qytetit të Gjilanit i cili gjithherë ka ditur të jetë mikpritës i vlerave të mirëfillta bashkëkohore letrare, krijuese, arsimore, sportive etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.