Hidromorava

Nis turneu tradicional i futbollit “Rogana 2024”

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Rogana edhe këtë vit organizon turneun e futbollit të vogël për nder të dy dëshmorëve të kombit Emin dhe Selver Kryeziu ka shkruar Kadri Rahimaj.

Postimi i plotë:

Sikur çdo herë këtë event të madh sportiv e karakterizojnë interesimi i jashtëzakonshëm i pjesëmarrësve dhe niveli i lartë i organizimit. Po ashtu, as ne nuk kemi mundur të jemi indiferent.

ARKATANA

Në terrenin sportiv kemi investuar mbi 100 mijë euro si dhe kemi mbështetur financiarisht organizimin e turneut.

Duke ju dëshiruar suksese të gjitha ekipeve si dhe shikim të këndshëm të gjithë sportdashësve dhe qytetarëve, bashkë me Kryetarin e FFK-së, Agim Ademi nisëm ndeshjen e parë të këtij turneu të bukur./rajonipress/