ARKATANA

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kush është i liruar dhe si të falen namazet për shkak të COVID19

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kush është i liruar dhe si të falen namazet për shkak të COVID19

Nga ora 03:50 pas mesnate, të gjithë besimtarët myslimanë fillojnë Muajin e shenjtë të Ramazanit. Besimtarët do të agjërojnë për 30 ditë me radhë. Agjërimi është obligim fetar për çdo besimtar/e mysliman/e në moshë madhore dhe në gjendje të qëndrueshëm psiko-fizike.

Agjërimi nuk është i domosdoshëm për personat e shtyrë në moshë dhe të sëmurët. Disa kategori të njerëzve nuk e kanë të lejuar të agjërojnë. Mes tyre janë personat më sëmundje të përhershme, atyre të cilëve nga agjërimi u kanoset rreziku për dëmtim të ndonjë organi, pastaj gratë shtatzëna, personat me probleme psikike si dhe udhëtarët të cilët gjatë muajit të Ramazanit janë të detyruar të udhëtojnë më shumë se 81 kilometra.

Mobi Casa

Muaji i shenjtë i Ramazanit këtë vit nisi më ndryshe për besimtarët myslimanë, ku si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë COVID-19, janë pezulluar faljet e namazeve me xhematë. Për shkak të pandemisë, besimtarët ritet fetare do t’i kryejnë në shtëpi.

Muaji i Ramazanit ka shumë vlera të mëdha që dallon nga muajt e tjerë, një prej tyre dhe më i rëndësishëm është se po në këtë muaj të shenjtë filloi zbritja e librit hyjnor, Kuranit. Muaji i shenjtë i Ramazanit do të përfundoj me 24 maj me kremtimin e Fitër Bajramit./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.