Mobi Casa

Nis Konventa madhështore e LDK-së në Gjilan, si parapërgatitje për zgjedhjet e 17 tetorit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ka filluar Konventa solemne dy ditore e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, që është përgatitore për zgjedhjet e 17 tetorit, me pjesëmarrje të delegatëve, kryesisë, kryetarëve të nëndegëve, Forumit të Rinisë, Forumit të Gruas e Komisioneve e Zyrave profesionale.

Konventa e sotme pati karakterin e punës në grupe të Zyrave e Komisioneve profesionale të Degës, e që janë: Zyra për Marrëdhënie me Publikun, Zyra Ligjore, Komisioni për Arsim, Komisioni për Shëndetësi, Komisioni për Bujqësi, Komisioni për Ekonomi dhe për Zhvillim Lokal, Komisioni për Urbanizëm, Planifikim dhe Ambient, Komisioni për Emergjencat Civile, Komisioni për Kulturë, Rini dhe Sport, Komisioni për Shërbime Publike, Zyra e Protokollit dhe Logjistikës dhe Zyra për Zgjedhjet.

Nënkryetari i parë i LDK-së në nivel qendror, njëherësh kryetar i Degës dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi e shpalli të hapur Konventën, tha se ndjehet krenar me përbërjen e Komisioneve, duke thënë se janë profesionistët më të mirë të fushave dhe njerëz të dëshmuar.

Uji Dea

Gjatë ditës së sotme, është punuar intensivisht edhe në përgatitjen e programit qeverisës Gjilani 2021-2025.

Ndryshe, Konventa kulmon të shtunën, kur me unanimitet të plotë të strukturave të Degës së LDK-së në Gjilan do të zyrtarizohet kandidati për Kryetar të Komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.