FIDANISHTJA

Nis instalimi i arkave direkt në pompat e benzinës

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Administrata Tatimore e Kosovës ka filluar me vendosjen e arkave fiskale në pikat e shitjes së derivateve të naftës. Pika e shitjes HIB Petroll-it në Veternik ishte e para që u pajis me arka të tilla. ATK-ja tenton që përmes vendosjes së arkave të veçanta në pikat e shitjes së derivateve të naftës ta pamundëson informalitetin.

Në rast se një pompë nuk e lëshon kuponin fiskal, në mënyrë automatike i bllokohet pompa. Valentina Bytyqi nga Administrata Tatimore e Kosovës ka thënë se vetë natyra e këtij biznesi i ka detyruar ata që të fillojnë me këtë proces të vendosjes së arkave të veçanta.

“Kjo arkë fiskale monitoron çdo hyrje të derivateve dhe nuk lejon bizneset t’i shmangen tatimeve. Kjo ATK-së i siguron që të gjithë tatimpaguesit janë duke deklaruar të ardhurat e tyre”, ka thënë Bytyqi.

Sipas saj këto biznese janë të ndarë në tri grupe. “Grupi parë i përket tatimpaguesve që janë deklarues të njësisë së tatimpaguesve të mëdhenj dhe afati i fundit për tu fiskalizuar është fundi i muajit shkurt, grupi i dytë është janë bizneset të cilat veprojnë në regjione dhe janë deklarues të TVSh-së dhe afati i fundit për tu fiskalizuar është muaji mars, ndërsa grupi i tretë faktikisht nuk i përket asnjërit nga grupet paraprak dhe afati i fundit për tu fiskalizuar është muaji prill 2013”, ka thënë ajo.

Mobi Casa

Marigona Hoxhaj nga kompanie “Printek”, kompani kjo që bën shitjen e këtyre arkave fiskale ka thënë se kjo pajisje i merr të gjitha transaksionet drejtpërdrejtë në pajisje. “Çdo dalje që bëhet nga dispenseri bartet shitja, litrat, dhe çmimi i atij derivati në arkën tonë. Përparësia e pajisjes sonë fiskale është se të gjitha procedurat e mbushjes së makinave, printimit të kuponit fiskal si dhe pagesës ndodhë në vendin ku bëhet mbushja. Çmimi i një arke fiskale të veçantë është 6 mijë e 583 euro”, ka thënë Hoxhaj.

Pjesë e këtij projekti është e Banka Kombëtare Tregtare(BKT) e cila iu mundëson bizneseve që arkat ti blejnë me kredi të volitshme. “Ne kemi marrëveshje me kompaninë e cila do të merret me shitjen e këtyre pajisjeve që ti financojmë këto biznese për blerjen e këtyre pajisjeve me kredi, kushte të volitshme dhe procedura shumë të lehta”, ka thënë Margarita Zeka nga Banka Kombëtare Tregtare.

Ajo ka bërë të ditur se përparësia tjetër e këtyre pajisjeve është se shumë lehtë mund të integrohet edhe pjesa e POS-it që është e nevojshme për pagesa me kartela, pra në një të ardhme shumë të afërt do ta kenë mundësinë klientët që jashtë ta bëjnë pagesën me kartela, Visa apo Master.

Ndërsa vetë bizneset ankohen se këto arka kanë çmim të papërballueshëm për ta. Fisnik Thaçi, menaxher i pikës së shitjes së HIB Petroll-it në Veterrik la thënë se implementimi i këtyre arkave fiskale nuk e pengon procesin e punës tek ta mirëpo është ankuar për çmimin e pajisjes. “I vetmi problem është çmimi, sepse ne i dimë obligimet tona dhe për atë kemi kërkuar që të pajisemi të paret me këto arka. Jemi të hapur për bashkëpunim mirëpo kërkojmë nga ATK-ja që të jenë të barabartë për të gjitha bizneset që merren me tregti të derivateve të naftës dhe jo vetëm në disa prej tyre”, ka thënë Thaçi.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.