Nis incizimi i trasesë së rrugës Gjilan – Prishtinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, me ekspertët e saj ka nisur sot incizimin – rilevimin e trasesë në rrugën Gjilan – Prishtinë, për ti hapur rrugë përgatitjes së projektit për rregullimin e hyrjes nga Prishtina dhe eventualisht eliminimin e uzurpimeve të mundshme.

Në vend të ngjarjes së bashku me ekipin e tij ishte edhe drejtori i kësaj drejtorie, Sadudin Berisha, i cili tha se kjo që po nis sot është në kuadër të dinamikës së programuar në planin e drejtorisë.

RCCOLA

“E kemi nisur incizimin – rilevimin e trasesë në rrugën Gjilan –Prishtinë që ka të bëjë me përgatitjen dhe eventualisht eliminimin e uzurpimeve në vendin e ngjarjes dhe rikthimin eventual në gjendjen e mëparshme të realizimit të njërit nga projektet e para për rregullimin e rrugës me katër korsi Gjilan – Prishtinë. Më pas do të vazhdojmë edhe me rilevimin e rrugës Gjilan – Bujanoc, Gjilan – Ferizaj dhe Gjilan – Preshevë”, ka thënë drejtori Berisha.

Ndryshe, ekipet e ekspertëve të kësaj drejtorie janë duke e incizuar gjendjen faktike të kësaj rruge. Ndërsa është e rëndësishme se kjo punë që bëhet lidhur me rilevimin e kësaj trase, nuk ka asnjë kosto buxhetore për Komunën dhe kjo bëhet në kuadër të planifikimit të punës së drejtorisë./rajonipress/