Fundamenti

Nis gjykimi ndaj grupit të trafikantëve shqiptaro – serb

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Gjykatën Themelore të Gjilanit ka nisur gjykimi ndaj grupit të trafikantëve shqiptaro serb. Për shkak të palëve të dëmtuara ky gjykim po mbahet pa pranin e publikut dhe medias.

Në Gjykatën Themelore në Gjilan ka nisur procesi gjyqësor ndaj një grupi të përbashkët shqiptaro serb të akuzuar për veprën penale “trafikimi me qenie njerëzore”.

Kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku qysh në seancën e parë ka urdhëruar që gjykimi të jetë i mbyllur për publikun dhe medien për shkak të ruajtjes së identitetit të viktimës.

Megjithatë rajonipress mëson se të akuzuarit Sava Ivkoviq nga fshati Strazhë e Novobërdës, Nenad Vasiq nga Gornji Makresh i Novobërdës, Xhemshit Arifi nga Prishtina dhe Lubinko Andrijeviq do të përballen me dëshmitarët dhe provat e gjetura ndaj tyre.

Mobi Casa

Aktakuza e ngritur nga prokuroria Themelore e Gjilanit i akuzon grupin se në mënyrë sistematike e kanë trafikuar të dëmtuarën shqiptare D.B. , gjatë periudhës 20 qershor 2012.

Grupi sipas aktakuzës si bashkë ekzekutor kanë marrë pjesë në tregti me njerëz. Xhymshit Arifi i ka premtuar martesë viktimës D.B., por në fakt ajo në Gjilan u është sjellur serbëve Nenad Vasiq, Sava Ivkoviq dhe Lubinko Andrijeviq.

Në seancën e parë viktima D.B. më shumë e ka akuzuar Lubinko Andrijeviqin. Në këtë proces gjyqësor pritet të dëshmojnë edhe tre dëshmitarë dhe pritet të dëgjohen fjalët e të akuzuarve të cilët qysh në start e kanë mohuar veprën penale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.