RCCOLA

Nis festa nëntëditore e filmit në Prizren

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Nga e shtuna në mbrëmje, për një javë rresht gjithçka do të sillet rreth tri P-ve: punkut, protestës dhe Prizrenit. E krejt kjo do të arrihet përmes magjisë së ekranit të madh.

Edicioni i njëmbëdhjetë i “DokuFest” do të jetë stacioni ku filmat dokumentarë dhe të shkurtër do të shpërfaqin botën e rebelimit shoqëror a politik përmes mënyrave më të ndryshme të para në historitë e vendeve.

E hapja e këtij edicioni, si edhe të gjitha edicioneve të tjera është bërë me shumë pak fjalë. Është treguar në pika të shkurtra ajo çfarë do të ndodhë deri më 15 korrik në festival, teksa drejtori ekzekutiv, Eroll Bilibani, ka hapur edhe zyrtarisht festivalin. “Nuk do të mbaj fjalim duke ua marrë kohën. Vetëm dua t’ju them që të kënaqeni me programin e filmave që sivjet i kemi zgjedhur për t’i shfaqur këto nëntë ditë. Me këtë, e shpall edhe zyrtarisht të hapur festivalin”, ka thënë Bilibani.

Teksa ceremonia e hapjes së “DokuFestit” ka zgjatur vetëm disa minuta, filmi dokumentar i cili e ka nisur këtë edicion, “5 Broken Cameras”, ka zgjatur plot 90 minuta. Filmi dokumentar, i cili nëpërmjet pesë kamerave të prishura tregon pesë rrëfimet për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, në “DokuFest” është pjesë e programit “View from the World”. Po në këtë kategori është edhe filmi dokumentar “Marina Abramoviç: The Artist is Present”, i cili është shfaqur në kinemanë “Kalaja” ku dy orë përpara ishte shfaqur filmi “Only the young”, që bën pjesë në kategorinë “Teens on Film”.

Fundamenti

Përderisa ceremonia e hapjes është bërë në kinemanë “Bahçe”, në kinemanë “N’lum”, të shtunën është shfaqur filmi në kategorinë “Green Dox” “Chasin Ice” dhe “Half a Revolution”, ndërsa në kinemanë “Europa” janë shfaqur filmat dokumentarë në kategorinë e projeksioneve që trajtojnë temat e të drejtave të njeriut dhe në kategorinë e filmave që flasin për muzikën.

Në fakt, muzika dhe dyndjet e njerëzve kanë dominuar ditën e shtunë në Prizren. Regjisorë, aktorë, producentë e njerëz të kinematografisë së bashku me adhurues të filmit nga e gjithë bota kanë zbarkuar në Prizren.

Prizreni ka pushuar tek me lindjen e diellit. Por Prizreni nuk pushon edhe gjatë. Sot (e diel) në mesditë merr “formë” hijeshia e “DokuFestit