Mobi Casa

Nis beteja për blerje e vjedhje votash

/ 7 minuta lexim

Derisa kaluan dy mandate të plota të Kuvendit të Kosovës, dy palë zgjedhje pa transparencë financiare të partive politike për fushatën, analistët politikë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile shprehin shqetësimin e tyre se edhe në këto zgjedhje të radhës, partitë politike do të zhvatin shuma të majme parash dhe do t’i shpenzojnë ato pa pikë kontrolli, sikurse në fushatën zgjedhore si edhe herëve të tjera, në tentativë të blerjes së votës me çdo kusht.

MULLIQI: Bashkëpunimet e pista të partive politike me bizneset e dyshimta gjithmonë ka qenë shumë të afërta, shkruan gazeta Kosova Sot

Derisa kaluan dy mandate të plota të Kuvendit të Kosovës, dy palë zgjedhje pa transparencë financiare të partive politike për fushatën, analistët politikë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile shprehin shqetësimin e tyre se edhe në këto zgjedhje të radhës, partitë politike do të zhvatin shuma të majme parash dhe do t’i shpenzojnë ato pa pikë kontrolli, sikurse në fushatën zgjedhore si edhe herëve të tjera, në tentativë të blerjes së votës me çdo kusht.

Legjislacioni i tanishëm dhe mungesa e institucioneve funksionale për kontroll më të ashpër të mënyrës së shpenzimit të parasë nga partitë politike, veçanërisht për kohë fushatash, ka bërë që politika të mos i japë llogari askujt për shpenzimet milionëshe që bënë gjatë fushatës me para të bizneseve, të cilat ua kthejnë më pas paratë në mënyrë të shumëfishuar me tenderë dhe në mënyra të tjera të paligjshme.

Njohësja e proceseve elektorale, Mjellma Hapqiu Alijaj, nga instituti D4D, thotë se për këto zgjedhje KQZ-ja ka përcaktuar shumën prej 942,573 euro si kufi për shpenzimet e fushatës zgjedhore, që mund të bëjnë partitë politike, dhe kjo shumë sipas saj konsiderohet e mjaftueshme, duke marrë parasysh periudhën e shkurtër në dispozicion për realizimin e fushatës, por tani mbetet te partitë politike si do të veprojnë. “Partitë politike e kanë obligim transparencën financiare. Zakonisht fokusi mbetet vetëm në raportimet për periudha të fushatës dhe jo aq shumë për shpenzimet që i paraprijnë fushatës. Përderisa dispozitat ligjore nuk i qartësojnë apo ndalojnë shpenzimet para periudhave të fushatës, shumica e aktiviteteve dhe shpenzimeve kryesisht realizohen gjatë këtyre periudhave. Kjo është edhe një çështje me rëndësi, e cila duhet të analizohet dhe të përfshihet në Ligjin për financimin e partive politike”, theksoi Hapqiu- Alijaj për “Kosova Sot”.

Ajo shtoi se tani sa u përket shpenzimeve, mbetet të shihet se cilat janë aktivitetet e partive gjatë kësaj periudhe, dhe sa prej tyre do të respektojnë periudhën e deklarimit financiar të fushatës më larg se 6 muaj pas ditës së mbajtjes së zgjedhjeve dhe t’i publikojnë ato dhe gjithashtu, mbetet të shihet se sa do të zbatohen sanksionet ndaj atyre që nuk i respektojnë obligimet ligjore, si dhe a do të auditohen raportet financiare.

Uji Dea

Derisa kaluan dy mandate të plota të Kuvendit të Kosovës, dy palë zgjedhje pa transparencë financiare të partive politike për fushatën, analistët politikë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile shprehin shqetësimin e tyre se edhe në këto zgjedhje të radhës, partitë politike do të zhvatin shuma të majme parash dhe do t’i shpenzojnë ato pa pikë kontrolli, sikurse në fushatën zgjedhore si edhe herëve të tjera, në tentativë të blerjes së votës me çdo kusht. Legjislacioni i tanishëm dhe mungesa e institucioneve funksionale për kontroll më të ashpër të mënyrës së shpenzimit të parasë nga partitë politike, veçanërisht për kohë fushatash, ka bërë që politika të mos i japë llogari askujt për shpenzimet milionëshe që bënë gjatë fushatës me para të bizneseve, të cilat ua kthejnë më pas paratë në mënyrë të shumëfishuar me tenderë dhe në mënyra të tjera të paligjshme.

Njohësja e proceseve elektorale, Mjellma Hapqiu Alijaj, nga instituti D4D, thotë se për këto zgjedhje KQZ-ja ka përcaktuar shumën prej 942,573 euro si kufi për shpenzimet e fushatës zgjedhore, që mund të bëjnë partitë politike, dhe kjo shumë sipas saj konsiderohet e mjaftueshme, duke marrë parasysh periudhën e shkurtër në dispozicion për realizimin e fushatës, por tani mbetet te partitë politike si do të veprojnë. “Partitë politike e kanë obligim transparencën financiare. Zakonisht fokusi mbetet vetëm në raportimet për periudha të fushatës dhe jo aq shumë për shpenzimet që i paraprijnë fushatës. Përderisa dispozitat ligjore nuk i qartësojnë apo ndalojnë shpenzimet para periudhave të fushatës, shumica e aktiviteteve dhe shpenzimeve kryesisht realizohen gjatë këtyre periudhave. Kjo është edhe një çështje me rëndësi, e cila duhet të analizohet dhe të përfshihet në Ligjin për financimin e partive politike”, theksoi Hapqiu- Alijaj për “Kosova Sot”.

Ajo shtoi se tani sa u përket shpenzimeve, mbetet të shihet se cilat janë aktivitetet e partive gjatë kësaj periudhe, dhe sa prej tyre do të respektojnë periudhën e deklarimit financiar të fushatës më larg se 6 muaj pas ditës së mbajtjes së zgjedhjeve dhe t’i publikojnë ato dhe gjithashtu, mbetet të shihet se sa do të zbatohen sanksionet ndaj atyre që nuk i respektojnë obligimet ligjore, si dhe a do të auditohen raportet financiare.

Analisti politik, ish-anëtari i KQZ-së, Blerim Burjani, konsideron se duke pasur parasysh përvojën e keqe të së kaluarës, abuzimi me financa nuk do të përjashtohet as në këto zgjedhje, e sidomos tani kur raportet ndërpartiake janë shumë të ashpra dhe lufta do të zhvillohet votë për votë. “Do të ketë shpenzime enorme për organizim tani të dy palë zgjedhjeve, e sidomos këto të jashtëzakonshmet, të cilat ishin totalisht të panevojshme, pa kryer asnjë punë deri në fund nga ish-qeveria që u rrëzua. Tani mbeten të gjitha telashet pa zgjidhje. Ka pasur mjaft shpenzime kot për mandatin e kaluar, shkuan tri vjet të humbura, shpenzime enorme për të mbajtur 21 ministri, pa sukses për asgjë, dhe tash sërish me një ngërç të ri pas zgjedhjeve, plus shpenzime për dy palë zgjedhje që flet se tmerrësisht po shpenzohet buxheti i taksapaguesve. Kjo kategori politike nuk meritojnë të drejtojnë kurrfarë pushteti, as ata që ishin në pozitë dhe as ata në opozitë, sepse u treguan të pa arsyeshëm dhe të papërgjegjshëm”, theksoi Blerim Burjani.

Sëmundja e mostransparencës thotë se është bërë sistem te të gjitha partitë politike dhe kjo do të vazhdojë të ruhet, duke mos treguar xhepat e tyre dhe kuletën e zbrazur edhe pas zgjedhjeve. “Gjithçka është e mundshme, s’ka transparencë për paratë ku i marrin dhe si i marrin këto parti për fushata. Dihet mirëfilli që partitë politike nuk janë kompani as ndërmarrje që prodhojnë, por paratë po gjenden për biznes politik”, theksoi Burjani./kosova sot/