Nis asfaltimi i rrugës “Maliqi” në Ballancë, në Sadovinë fillon edhe një projekt madhor
Viti – Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu me bashkëpunëtor ka vizituar sot fshatin Ballancë të Vitisë, për të parë nga afër punimet që kanë filluar në asfaltimin e rrugës “Maliqi”.
Asfaltimi i kësaj rruge është mirëpritur nga banorët lokal të cilët falënderuan komunën e Vitisë për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor i cili do të ndikoj në qarkullimin e lirë dhe të sigurte të banorëve.
Edhe në fshatin Sadovinë të Muhaxherëve ka filluar sot asfaltimi i një rruge që lidhët në formë unazor në këtë fshat.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu me bashkëpunëtor kanë dal sot në teren për të parë punimet e sapo filluar në realizimin e këtij projekti që ka qenë kërkesë e banorëve të këtij lokaliteti të cilët edhe i mirëpriten punimet në asfaltimin e saj./rajonipress/

