GRANDEMALL

Nis asfaltimi i rrugës kryesore në Pogragjë, Haziri thotë se është fshat model i organizimit për të mirën e përgjithshme

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë inspektimit të fillimit të asfaltimit të rrugës kryesore në fshatin Pogragjë, ka thënë se bashkëpunimin trepalësh mes Komunës, Këshillit të Fshatit dhe shoqatës “Pogragja” me seli në Zvicër, kanë bërë që investimet publike të bëhen në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Pogragja është fshati model i organizimit, i investimeve dhe përkushtimit me traditë ndaj pronës publike dhe mirëmbajtjen e saj. Koordinimi i jashtëzakonshëm që ka Këshilli i fshatit dhe kontributin e pazëvendësueshëm që e jep shoqata “Pogragja”, janë shembuj për t’u ndjekur nga të gjitha vendbanimet. Përpos asfaltimit të rrugës kryesore, planifikimi i komunës ka paraparë edhe projektin rekreativ të lumit Llapushnica, hapjen e Kalasë së Pogragjës dhe trajtimin e lumit Morava në kuadër të projektit të madh Flows, që përfshinë tri komuna. Fshatrat model si Pogragja, Dobërqani, Zhegra, Cërrnica, Llashtica, Bresalci, Malisheva, Përlepnica, Velekinca, Livoci i Epërm, Livoçi i Poshtëm dhe të gjitha vendbanimet, do të investohet në Model Fashtin në kuadër të programit të Familjes”, ka thënë mes tjerash Haziri.

Kryetari i Këshillit të Fshatit Pogragjë, Arton Fetahu, ka falënderuar kryetarin Haziri për projektin dhe investimet e vazhdueshme që janë bërë dhe falë mbështetjes së Komunës së Gjilanit me këtë projekt tashmë është bërë realitet rruga kryesore që ishte edhe kërkesë e vazhdueshme e shoqatës “Pogragja”.

“Pogragja po bëhet një fshat modern dhe model i mirë i fshatit të organizuar dhe bashkëpunues. Gjatë të ardhmes kemi konfirmimin e kryetarit edhe për trajtimin e lumit dhe projekteve të tjera që e përfshijnë edhe fshatin tonë”, tha Fetahu.

FITORJA

Për këtë projekt dhe të tjerat investime që janë bërë deri tani, falënderim për Komunën pati edhe Avdi Aziri, i cili tha se asfaltimi i kësaj rruge ishte nevojë e fshatit dhe fatmirësisht planifikim i Komunës së Gjilanit dhe tashmë jemi në përmbyllje të të gjitha projekteve në infrastrukturën e fshatit.

“Është investuar në infrastrukturën nëntokësore, rrjet të kanalizimit dhe ujësjellësit, pastaj trotuarit, ndriçimit publik, rrugicave nëpër fshat dhe sot po përmbyllet edhe projekti i asfaltimit të rrugës kryesore”, ka thënë mes tjerash Avdi Aziri.

Ndryshe, kostoja totale e realizimit të këtij projekti është rreth 250 mijë euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.