UBT

Nis asfaltimi i rrugës katër korsi Gjilan – Livoç i Ulët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ka nisur sot asfalti- mi i rrugës hyrëse dhe dalëse me katër korsi, Gjilan-Livoç i Ulët, e cila ka gjatësi prej mbi 3 kilometrash dhe gjerësi prej 20 metrave.

Gjatë vizitës në terren, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur i lumtur që po realizohet një projekt kapital.

Mobi Casa

“Jam shumë i lumtur që sot filluam këtë projekt kaq të rëndësishëm në vlerë prej 2 milionë eurove. Zgjerimi i rrugës do të shkoj deri në qendër të qytetit, tek semaforët, e që realisht e integron në zonën urbane Livoçin e Ulët. Rruga po bëhet sipas standardeve, me zonën e gjelbër, infrastrukturën përcjellëse nëntokësore dhe ndriçimin publik. E falënderoj ish-ministrin Zharku dhe ish- qeverinë e Isa Mustafa për përkushtimin në realizimin e këtij projekti dhe qeverinë aktuale për kontinuitetin”, tha kryetari Haziri.

Haziri ka bërë të ditur se së shpejti do të filloj edhe ndërtimi i rrugës tjetër hyrëse dhe dalëse Gjilan-Prishtinë në gjatësi prej 3 kilometrave, i cili që fillon nga tuneli e deri në fshatin Livoç të Epërm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.