RCCOLA

Nis asfaltimi edhe i tri rrugëve të rëndësishme në qytet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve tha se tashmë janë duke u shtruar me asfalt dhe në përfundim e sipër rrugët Halim Orana,Fehmi Agani dhe rruga tek Universiteti Fama.

Tri rrugë të rëndësishme në qytetin e Gjilanit tashmë janë duke u asfaltuar dhe janë në përfundim e sipër. Sipas Fadil Osmanit menaxher në zyrën e projekteve këto tri rrugë pos asfaltimit kanë përfituar edhe rregullimin e kanalizimit fekale për shkak se aty afër gjendet baja e cila krijon edhe vërshime e telashe për banorët e atjeshëm.

Osmani tha se tashmë janë duke u shtruar me asfalt dhe në përfundim e sipër rrugët Halim Orana,Fehmi Agani dhe rruga tek Universiteti Fama. Osmani tha se këto rrugë e lehtësojnë edhe qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve që mund ta shfrytëzojnë rrugën qarkore që shpije në drejtim të Bujanocit ,dhe Prishtinës.

Fundamenti

Sipas Osmanit mbi 1800 metra rrugë janë paraparë që të asfaltohen në tërësi në këtë pjesë të cilat kapin vlerën e mbi 550 mijë eurove të punëve finale.”Ne jemi të kënaqur që ajo pjesë është rehabilituar dhe shpresoj në mirëkuptimin e banorëve meqë punimet e vrazhda janë kryer në kohën kur ka mbretëruar vapë e madhe” tha Osmani.

Ndryshe punimet në këto tri rrugë duke llogaritur edhe punët tjerë përcjelëlsve është duke i kryer kompania Papenburg./rajonipress/