HW

Nimani: Kurti po i zvarrit proceset për ta përgatitur vendin për zgjedhje të reja në prill

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate ka vlerësuar se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka interes që t’i zvarrisë proceset institucionale dhe të mos jetë aktiv në agjendat ditore, pasi sipas tij gjendja në vend nuk është e mirë.

Sipas Nimanit, veprimet e Kurtit janë të orientuara drejt përgatitjes së Kosovës për zgjedhje të reja, të cilat ai pret të mbahen në muajin prill.

FIDANISHTJA

Ai ka shtuar se Kurti do të përpiqet ta zgjasë këtë proces edhe përmes moszgjedhjes së presidentes, duke fajësuar partitë opozitare, në veçanti Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Unë mendoj që Kurti ka interes t’i zvarrisë proceset dhe të mos jetë shumë i pranishëm në agjendat ditore, sepse gjendja nuk po shihet se është shumë e mirë. Edhe pse ligji i fundit i ka dhënë një stabilitet vendit, megjithatë ai e ka futur Kosovën në një situatë ku kërkohet marrëveshje me Serbinë. Duke i akuzuar partitë opozitare dhe duke e dëmtuar në palcë LDK-në, për shkak se shumica e qëndrimeve të saj bien ndesh për shkak të Vjosa Osmanit, unë mendoj se Albin Kurti do ta përgatisë vendin për zgjedhje të reja në muajin prill”, ka deklaruar Nimani në Tëvë1.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.