Fundamenti

Nikolla takon delegacionin nga Bujanovci, Shqipëria shpreh mbështetje për Luginën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla priti sot në një takim në Tiranë Kryetarin e Kuvendit të Komunës Bujanoc në Luginën e Preshevës, Enver Ramadani si edhe delegacionin që e shoqëronte.

Në një njoftim për shtyp, Nikolla vuri në dukje se kuvendi, qeveria dhe institucionet e Shqipërisë do të vazhdojmë të mbështesim shqiptarët e Luginës së Preshevës, prosperitetin dhe të drejtat e tyre.

Nikolla ka shtuar se Shqipëria mbështet gjithashtu edhe përfshirjen më të madhe të qytetarëve të Preshevës në jetën socio-ekonomike të Serbisë, në përputhje me detyrimet dhe normat ndërkombëtare.

Ajo ka bërë thirrje për shmangien e pasivizimit të adresave në zonat e banuara nga shqiptarët në Serbi.

ARKATANA

Sipas Nikollës, Shqipëria do të vazhdoj mbështetjen për mësimdhënien në gjuhën shqipe, si dhe përdorimin e simboleve kombëtare.

“Inkurajojmë qeverinë dhe institucionet e Serbisë për garantimin e këtyre të drejtave”, ka thekuar Nikolla.

Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit të Komunës Bujanoc, Enver Ramadani, si edhe këshilltarët pjesëmarrës në takim shprehën dëshirën dhe besimin se mbështetja e Shqipërisë do të vazhdojë, duke përshpejtuar e zgjeruar bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe bashkitë e Luginës së Preshevës në fushat e arsimit, kulturës, turizmit etj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.