RCCOLA

Nik Xhelilaj shpërblehet në festivalin “Worldfest-Houston”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Aktori shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Nik Xhelilaj, është shpërblyer me çmimin “Aktori më i mirë” në festivalin ndërkombëtarë të filmit “WorldFest-Houston”, i cili mbahet çdo vit në muajin prill.

Çmimi Xhelilajt iu nda për rolin e tij në filmin “Seven Lucky Good” të regjisorit britanik me origjinë nga Pakistani, Jamil Dehlavi, i cili i ka paraqitur projektet e tij në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare të filmit.

“Seven Lucky Good” po ashtu mori çmimin “Filmi më i mirë” edhe në “Tirana International Film Festival”, nëntorin e kaluar.

Mobi Casa

Xhelilaj tashmë një emër i njohur edhe në Turqi, falë roleve të tij në seritë turke, ka filluar karrierën e tij ndërkombëtare me një rol në filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”.

Ai është fitues i disa çmimeve në festivale të ndryshme ndërkombëtare të filmit./tung.ch