RCCOLA

Nik Xhelilaj në një film të ri

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Aktori Nik Xhelilaj ishte i pranishëm në darkën që organizoi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mes shumë artistëve të tjerë të suksesshëm nëpër botë. Ka kaluar një vit që nga largimi i tij drejt Turqisë për të interpretuar në disa filma atje.

Pak kohë më parë ai interpretoi në një nga telefilmat më të ndjekur në Turqi ndërsa tani sapo ka nisur xhirimet e një seriali të ri në të cilin është protagonist.

Fundamenti

Në këtë serial, Nik Xhelilaj vjen më romantik nga sa jemi mësuar ta shohim në rolet e tij. Është një dramë romantike që do të mbajë të mbërthyer para ekranit publikun turk fillimisht, duke shpresuar që ky telefilm të vijë edhe në Shqipëri apo Kosovë. /Indeksonline/