Hidromorava

Nijazi Osmani “Xhaxhi”: Pse deputetja e PDK-së Valdete Idrizi po njollos emrin e familjes sime?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nijazi Osmani “Xhaxhi”, i ka mohuar akuzat e deputetes së PDK-së, Valdete Idrizi, se vajza e tij ishte kthyer në Kosovë dhe nuk ishte futur në karantinë.

Deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi, ka akuzuar qytetarin e biznesmenin Nijazi Osmani i cili njihet me pseudonimin “Xhaxhi”, se ai është mbështetës dhe financues i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa Idrizi ka theksuar se vajza e Nijazi Osmanit ishte kthyer ne Kosovë dhe ajo është privilegjuar duke mos e mbajtur karantinën.

Osmani në mënyrë kategorike thekson se kjo akuzë e deputetes Idrizi është e pa bazë.
“Së pari unë asnjëherë në jetën time nuk e kam financuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk jam anëtar i saj, nuk e di deputetja Idrizi ku i ka marrë këto shënime dhe kush ja ka dhënë, kjo është shumë shqetësuese të manipulohet me emrin tim dhe familjen time dhe të na bezdisin në këtë kohë të pandemisë kur primare e kemi se si të shpëtojmë nga kjo e keqe që e ka kapluar botën dhe jemi duke bërë përpjekje maksimale se si ti hapim bizneset e punëtorët t`i mbajnë familjet e tyre, kjo është brenga ime e jo me çka merren njerëzit me thashetheme, për mua kjo nuk do koment, këtu asgjë nuk ka të vërtet për atë që është deklaruar deputetja Idrizi”, tregon Osmani.

Hidromorava

Deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi, ka akuzuar Osmanin ku sipas saj ka theksuar se vajza e Osmanit nuk e ka mbajtur karantinën pasi që ka qenë e privilegjuar.

“Jo, absolutisht nuk janë të vërteta, këto janë shpifje dhe nuk po e di pse është lakuar emri im dhe i vajzës sime, le të vin le ta kontrollojnë pasaportën dhe le të vërtetohen të gjitha, jemi të pastër si loti dhe e lus deputeten Idrizi le t’ma publikojnë vetëm një fakt për mua dhe për vajzën time, i bëj thirrje publike zonjës Idrizi le të kërkon falje për shpifjet të cilat i ka bërë ndaj meje, biznesit tim dhe vajzës sime. Nuk lejoj që askush të luan me emrin tim dhe familjen time, kushdo qoftë ai apo ajo, në qoftëse deputetja Idrizi nuk kërkon falje atëherë do të filloj me padi civile, edhe njëherë po ju bëj me dije preokupim im më i madh në këto momente është që të fillojnë bizneset e njerëzit të fillojnë punën e të mbajnë familjet e tyre në këto kohë të vështira, por t’më akuzon një politikan i cilës do partie qoftë këtë asnjëherë nuk e kam pritur për shkak se unë jam larg politikës dhe ajo nuk më intereson fare, unë jam me qytetarët e Gjilanit ku jetoj e veproj me familjen time e punëtorët e mijë”, ka thënë Nijazi Osmani-“Xhaxhi”.

Osmani njihet si njëri ndër biznesmenët më të suksesshëm në Gjilan dhe një njeri i cili njihet si bamirës i madh për popullin e tij sa herë që kërkohet nevoja nga ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.