Fundamenti

Nijazi Idrizi merr përkrahje nga të rinjtë e Zhegrës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kandidati për deputetë nga radhët e AAK-së në Gjilan Nijazi Idrizi, mbrëmjen e së martës është takuar me një grup të rinjësh të Zhegrës, të cilët e kishin ftuar këtë takim për t`i shprehur përkrahjen e fuqishme këtij të fundit.

Ndërkaq Nijazi Idrizi, para të rinjve bashkëvendës të tij foli për programin qeverisës të Aleancës, por më shumë u fokusua në investimet në Anamoravë, që kanë munguar deri më tani dhe që do të fillojnë me ardhjen e Aleancës në qeverisje.

“Anamorava është vend që meriton të ketë investime më të mëdha, që meriton të ketë më shumë hapësirë në vendim-marrje dhe ç’është më e rëndësishmja meriton ti përcaktojë vet nevojat e saj e jo t`i përcaktojnë të tjerët”, ka thënë Idrizi.

Mobi Casa

Ai ka premtuar se siç e ka ngritur zërin deri më tani në Kuvend të njëjtën do ta bëjë edhe në të ardhmen veçse me intensitet më të madh, sepse duhet ditur dhe çmuar vlerat e një vendi siç është Anamorava.

Të rinjtë e Zhegrës të cilët me kënaqësi dëgjonin njeriun e tyre tek fliste për të gjitha këto prioritete, ndërsa haptazi shprehën përkrahjen e tyre duke thënë se do të mobilizohen më shumë se kurrë për t`i dhënë Nijazi Idrizit vendin e duhur.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i të rinjve në Gjilan Labinot Hyseni i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë së tij, si shenjë përkrahje ndaj kandidaturës së Nijazi Idrizit dhe kandidatëve të tjerë nga Gjilani. /rajonipress/