GRANDEMALL

Ngujim e jo karantinë!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Sëmundja që ka kapllaisë mbarë botën asht nji zezditë e tmerrshme, ajo ka mbërthye dhe popullin tonë, kjo sëmundje ngurzezë vazhdon të quhet me emna të ndryshëm, si: virus, koronavirus, pandemi, COVID-19, etj. Të gjitha këto janë fjalë të hueja, në vend të tyne duhet t’i përdorim fjalët tona ose të përpiqemi të gjejmë e të krijojmë fjalë të reja që shkojnë me natyrën e shqipes. Për fjalën karantinë që po përdoret dendun kemi fjalën e bukur shqipe – ngujim: u ngujue në shtëpi, janë ngujue në kullë, mos u ngojo, ishin ngujue prej belasë (bela, belum, lat. luftë), etj. Edhe emnin e kesaj sëmundje duhet ta quejmë me emnin shqip murtajë ose lingim.

Murtajë (lat. mortes- vdekje) dikur quhej nji sëmundje shumë e randë dhe shfarosëse, ajo zhduku familje e katunde të tana. Kjo sëmundje e kishte goditun tri herë Llashticën (Gjilan) në sh. XVI dhe XVII. Me këtë rast ata lëshuen vendin dhe u vendosën larg katundit, sot ky vend quhet “Lugu Kolybeve”.

Mobi Casa

Aty ndejtën disa muej derisa u zhduk murtaja, këtu afër kemi mikrotoponimin “Vorri i Gërrgës” (Gregor, Grigor, Gligor) i cili mbase vdiq nga kjo sëmundje. Sëmundje ma pak e rrezikshme se murtaja ishte lingimi që i përngjan shumë sëmundjes së sotme me përmasa botnore prandaj do të ishte mirë që sëmundjen e sotme ta quejmë lingim, – i: shpëtuem nga lingimi, u zhduk lingimi, theu qafën lingimi, etj. Për fjalën maskë, – a duhet ta gjejmë e ta përdorim nji fjale shqipe.

Kohëve të fundit po përdoret shumë në mjetet e folshkrimit shprehja apo shkurtesa VIP (very important person) këtë shprehje të huej duhet ta krijojmë e përdorim në atë mënyre që ajo të tinglloj shqip – në këtë rast ta përdorim shkurtesën PDP (persona të dorës së parë). Gjuha jonë asht themeli i kështjellës sonë kombëtare dhe saherë që përdorim fjalë dhe shprehje të hueja, – dijeni se heqim nga nji gur prej mureve kësaj ngrehine.
Qamil. S. Dardhankodra
Llashticë, Gjilan/ Toronto, Kanadë
-fal me shëndet
Prof. i Gjuhës the letërsisë shqipe
-bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës – sektori i Onomastikës
-adhurues i mbretnisë shqiptare – zogist
-nënkryetar i “Vatrës” – dega e Torontos

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.