Fundamenti

Ngritët aktakuza ndaj grupit që vodhi 8 kg ari në “Drini Market”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Publike e Qarkut ka ngritur aktakuzën ndaj Muhamet Qerkezit, Lulzim e Skender Krasniqit të dyshuar për vjedhjen e 8 kg ari në vlerë të 400 mijë eurove në qendrën tregtare “Drini Market”.

Prokuroria e Publike e Qarkut në Gjilan ka ngritur aktakuzën kundër një grupi hajnash që kanë operuar në relacionin Gjilan-Prishtinë-Obiliq. Prokurori Agron Uka në aktakuzën e ngritur këtë fundjavë i bënë përgjegjës për vjedhjen spektakulare të datës 19 janar 2012 në qendrën tregtare “Drini Market”, të akuzuarit Muhamet Qerkezi nga Obiliqi,Lulzim Krasniqi nga Obiliqi dhe Skender Krasniqi nga Obiliqi.

Sipas aktakuzës tre të akuzuarit dyshohet se më 19 janar 2012 në “Drini Market” me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë kanë kryer vjedhjen në dëm të të dëmtuarve Visar e Elbasan Alidema.

Të dyshuarit me dashje dhe përgatitje paraprake kanë përgatitur terrenin për vëzhgim në Gjilan,duke komunikuar përmes telefonave të tyre celular dhe pastaj me forcë kanë hapur kasafortën duke i marrë 8 kg ari në vlerë prej 400 mijë eurove,pastaj kartëmonedha në vlerë të 15 mijë eurove,një armë të zjarrit me 150 fishekë, dhe një laptop.

Mobi Casa

Aktakuza saktëson se mallin e vjedhur të dyshuarit e kanë shitur në vende të ndryshme duke shkaktuar veprën penale “vjedhje e rëndë”.Sipas aktakuzës gjatë bastisjes nga policia në shtëpinë e Muhamet Qerkezit është gjetur edhe substancë narkotike e llojit marihuanë.

Prokurori Agron Uka ka propozuar disa dëshmitarë kurse nga Gjykata ka kërkuar që të pandehurit të dënohen sipas kodit penal. Avokati mbrojtës i palës së dëmtuar Abdylaziz Sadiku tha për rajonipress se familja Alidema ishte plaçkitur keq nga ky grup dhe realisht pritet që ky gjykim të përfundojë ashtu siç e parashohin ligjet në fuqi.

Ndryshe sipas avokatit Sadiku gjykimi ndaj këtij grupi pritet të filloi së shpejti./rajonipress/