Mobi Casa

Ngriten çmimet e konsumit, këto janë produktet më të shtrenjta

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Çmimet e produkteve të konsumit kanë shënuar ngritje në nëntor 0.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0,2 për qind në muajin nëntor.

Ngritje të çmimeve në nëntor kanë shënuar kafja, çaji dhe kakao me 11,8 për qind, ndërsa shërbimet financiare me 9.1 për qind. Ngritje të çmimeve pati edhe buka dhe drithërat me 1,8 për qind dhe energjia elektrike me 1.6 për qind.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës edhe vajrat dhe yndyrnat kanë shënuar ngritje të çmimeve 6,9 për qind, biletat e fluturimeve me 6,7 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 6,2 për qind, pijet alkoolike me 5,3 për qind.

Uji Dea

Ndërsa, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake u shtrenjtuan 4,5 për qind, qumështi, djathi dhe vezët 4,2 për qind, duhani me 2,9 për qind, mishi po ashtu 2,9 për qind, dhe buka dhe drithërat me 1,8 për qind, energjia elektrike 1,6 për qind.

Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rënie e çmimeve në nëntor pati tek karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal për 11,0 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 5,7 për qind, pemët 3,8 për qind) dhe blerja e automjeteve 3,7 për qind me një ndikim prej -1,2 për qind në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK). /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.