UBT

Ngrihet nga varri,kërkon ujë dhe vdes përsëri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një 2-vjeçar u ngrit nga arkivoli në të cilin ishte vendosur në pritje të varrimit dhe kërkoi ujë, përpara se të shtrihej përsëri i pajetë në të.

Lajmi pothuajse i pabesueshëm raportohet nga mediat braziliane.

Sipas uebsajtit “ORM”, zemra e Kelvin Santos pushtoi së rrahuri gjatë trajtimit për një pneumoni në një spital në Belem, në Brazilin e veriut, të premten e shkuar.

Pasi u deklarua i vdekur, trupi iu rikthye familjes, për ta varrosur sipas riteve përkatëse.

Në bazë të traditës braziliane, trupi qëndron në shtëpi për një ditë, përpara se të dërgohet në banesën e fundit.

Mobi Casa

I mituri u vendos në një arkivol të hapur, pranë të cilit qëndronin familjarët e pikëlluar, kur befas, pranë mëngjesit, ai u ngrit nga arkivoli për të kërkuar ujë.

Të shtangur dhe të tmerruar, të pranishmit filluan të ulërasin, të luten dhe të qajnë nga gëzimi, por teksa dikush i ofroi ujë, 2-vjeçari e piu dhe më pas u shtri përsëri i pajetë në arkivolin e tij.

”Të gjithë nisën të bërtasin, nuk u besonim syve. Menduam se ndodhi një mrekulli dhe se djali ynë ishte rikthyer në jetë. Më pas u shtri përsëri, ashtu siç ishte më parë. U përpoqëm ta risillnim në jetë, por ishte e pamundur. Kelvin ishte përsëri i vdekur”, rrëfeu babai, Antonio Santos.

Prindërit e dërguan më pas sërisht në spital 2-vjeçarin, ku i bënë të qartë edhe një herë se ai ishte i vdekur. Në këto kushte, e vetmja gjë që mundën të bënin të afërmit ishte të shtynin ceremoninë mortore me një ditë, përpara se ta varrosnin ditën e hënë, në një varrezë të qytetit të tyre.

Në raportin e spitalit, shkruhej se 2-vjeçari mbërriti në të në gjendje kritike dhe se ndërroi jetë nga një bllokim kardio-respirator. Pretendimet e prindërve për ringjalljen e shkurtër mbeten të pambështetura nga teoritë shkencore. /tch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.