UBT

Ngjitet në Kullën e Eifel-it dhe bën vetëvrasje

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Të dielën në mbrëmje, një njeri kërceu nga Kulla e famshme e Parisit. Arsyet për veprimin e tij aktualisht janë të panjohura.

Të dielën në mbrëmje, një njeri kërceu nga Kulla e famshme e Parisit. Arsyet për veprimin e tij aktualisht janë të panjohura.

KKVITI

Një burrë është parë duke u ngjitur deri në lartësinë e Kullës Eifel rreth orës 12:40 dje në mbrëmje. Policia ka larguar turistët dhe ka mbyllur rrethinën e Kullës. Zjarrfikësit e grupit Grep (Grupi për kërkime dhe eksplorime të thella) janë ngjitur në kullën e përmendur dhe janë munduar t’i flasin personit në fjalë.

Zjarrfikësit janë përpjekur t’ ia mbushin mendjen për të mos kërcyer, raporton faqja e internetit “Parisien”. Fatkeqësisht, në qasjen e tyre, njeriu është kërcënuar disa herë për vetëvrasje. Më në fund, ai ekzekutoi kërcënimin duke u hedhur poshtë. Sipas mediave franeze, ai ka humbur jetën pasi që është goditur në katin e dytë të monumentit.